• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarja e kthyer nga Gaza rrëfen tmerrin mes urisë dhe bombardimeve, mesazh Ramës

by A R
02/06/2025 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gaza ka qenë gjithmonë në luftë. Shtëpia ime u bombardua dy herë. Kam parë me sy të vdekurit”. Kështu e nis rrëfimin shqiptarja e kthyer nga Gaza, Amal Ajour, në “OFF the Record” me Andrea Dangllin duke treguar dramën e familjes së saj dhe të shumë familjeve palestineze që përballen me bombardimet izraelite dhe mungesën e ushqimit. Ajo tha se vitet e fundit Gaza ka qenë si shtetrrethim, ndërsa herë pas herë detyrohet të shpërngulej nga një vend në tjetrin.

“Unë kam jetuar shumë vite të vështira në Gaza. Gaza ka qenë gjithmonë në luftë. Çdo vit dhe jeta ka qenë shumë e vështirë. Kishim bombardime duke ecur rrugës. Kemi qenë të pasiguruar. 17 vjetët e fundit ka qenë si shtetrrethim që ishte ndaluar për të dalë jashtë dhe për të komunikuar jashtë. Rrogat e tregu për çdo gjë. Lufta ishte herë pas here, çdo vit. Kur kam jetuar aty. Gjithmonë shpërngulesha, merrja fëmijët. Shtëpia ime u bombardua dy herë. Shumë vështirësi kam kaluar atje, kam punuar me të plagosur. Kam parë me sy të vdekurit, të vrarët, fëmijët. Siç e shikoni edhe ju vetë kam kaluar momente shumë të vështira ty. Kohët e fundit është bërë më e vështirë”, rrëfen ajo.

Amal tregon se bashkëshorti i saj ka prej një jave pa ngrënë, ndërsa 700 fëmijë në këto momente rrezikojnë të vdesin nga uria.

“Ka 3 muaj që nuk ka ndihma nga jashtë dhe Izraeli i ka bllokuar ato që i ka bërë si armë urie që të vdesin më kollaj nga uria fëmijët. 700 fëmijë në këto momente rrezikojnë të vdesin nga uria. OKB ka bërë thirrje që të futen ndihma sa më shpejt se jeta e njeriut rrezikohet shumë.  Të afërmit janë të lodhur e rraskapitur edhe burri im nuk ka fuqi të flasë. U bë më shumë se një javë që nuk ka ngrënë asgjë. Do të vdesin nga uria dhe familjet”, tregon ajo.

E pyetur sesi komunikon me bashkëshortin dhe të afërmit, Amal thotë se është shumë e vështirë, pasi ai dhe familja e tij shpërngulen herë pas here për shkak të bombardimeve, ndërsa çmimet e ushqimeve janë të papërballueshme.

“Shumë herë ai dhe familja shpërngulet, nga qyteti në qytet nga vendi në vend se ato shpërndajnë fletushka për zonat që duan të bombardojnë dhe njerëzit marrin plaçkat, çadra çdo muaj çdo javë. Kishte një javë që u shpërngul nga një vend në tjetrin. Është bërë shumë e vështirë ndihmat shiten me çmime shumë të larta që populli mos të ketë mundësi të blejnë. Shteti izraelit fut matrapazët e banditët që të shfrytëzojnë njerëzit dhe të krijojnë armiqësi”, theksoi ajo.

Nga studio e A2 CNN ajo i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama për të qenë të bashkuar kundër gjenocidit. Sipas saj Izraeli do të shfarosë popullin palestinez për të krijuar një Izrael të madh.

“Unë dua t’i dërgoj mesazh Ramës: Duam të ecim me të vërtetën me realitetin të shohim të vërtetën përpara për jetën e njerëzve. Aty po vriten fëmijë njerëz të pafajshëm që nuk kanë asnjë interes asnjë lidhje me terrorizmin. Ky është justifikim nga Izraeli për të shfarosur popullin palestinez për të krijuar një Izrael të madh. Prandaj ne duhet të kemi të bashkuar dhe kundër gjenocidit. Kemi familjet tona atje që ato po vuajnë nga uria dhe mungesa e ushqimit dhe po vdesin nga bombardimet”.

Next Post
Lot, lule dhe qirinj në vendin ku humbën jetën dy të rinjtë në Vlorë, shokët: Na dhemb shpirti

Lot, lule dhe qirinj në vendin ku humbën jetën dy të rinjtë në Vlorë, shokët: Na dhemb shpirti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In