Korrespondenti i Report TV në Katar, Antan Metaj ka deklaruar se shqiptarët, po përgatisin një ‘surprizë’ për tifozët serbë pas provokimit të bërë me fotot e publikuara ku harta e Kosovës ishte e vendosur në flamurin serb.
Nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Metaj tha se si kundërpërgjigjie, e gjithë tribuna ku pritet të qëndrojnë tifozët serbë gjatë ndeshjes me Zvicrën, do të vishet me ngjyrat kuqezi.
Ndërsa foli për mënyrën e organizimit të botërorit ‘Katar 2022’ Antan Metaj tha se Senegali dhe Maroku ishin dy vendet me tifozerinë më argëtuese që nuk ndalonin festimet dhe kërcimet. Ndërsa shtoi se mikrpitja për tifozët nga vendasit kishte qenë shumë e madhe.
“Senegali dhe Maroku, kanë tifozë që bëjnë kërcime, festojnë shpërndahen. Brazilianët gjithashtu por jo si senegalezët dhe marokenët.
Nga ora 07:00 e deri kur përfundon ndeshja e fundit, të gjithë vendalinjtë që zakonisht nuk i shikon se janë në punë, dalin me ushqime tradicionale për tifozët, një mikpritje e paimagjinueshme. Ajo që duhej arritur, u arrit, botërori sido të jetë është një super sukses”- u shpreh korrespondenti i Report TV në Katar.
/s.f