Një krim tronditës ka ndodhur në Greqi ku një emigrant shqiptar ka vrarë me armë zjarri babain e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zakynthos në vendin fqinj dy ditë më parë, por është zbuluar vetëm sot nga policia greke.
Sipas mediave greke, autori i krimit ëhstë një 26-vjeçar ndërkohë viktima një person rreth të 70-ve. Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës dhe autorit të krimit.
Raportohet se trupi i pajetë është gjetur në një makinë. I moshuari është vrarë me çifte nga djali pas një zënke mes tyre.
26-vjeçari është djali nga martesa e dytë e 70-vjeçarit. “Kathimerini” raporton se autori i krimit ishte dhunuar nga babai dhe dy vëllezërit më të mëdhenj nga ana e babait.
Në kushte të rënduara psikologjike ai kishte vrarë më pas të atin me armë.
/a.m