• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari vrau gruan dhe motrën e saj që kishte ardhur për pushime, detajet e krimit makabër

by A R
10/01/2018 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viktima e dytë e vrasjes që ndodhi para dy ditëve në Hausen të Kantonit Aargau është motra e gruas së vrasësit të dyshuar, kosovarit 54 vjeçar R.B. Ajo, (Elda, 31 vjeçe) siç shkruan blick.ch. kishte ardhur nga Franca ku jetonte dhe kishte kaluar pushimet e vitit të ri te motra, (Alma, 38 vjeçe) ku vdekja e dhunshme e gjeti së bashku me motrën shkruan albinfo.ch.

Këtë e thonë njerëzit që i kanë njohur nga fqinjësia dhe së fundi edhe familjarët e saj të ardhur nga Franca. Kështu, për portalin në fjalë flet baxhanaku i dorasit, Kreshniku 37 vjeçar i cili me motrën tjetër të viktimave jeton në Francë dhe ka ardhur në Zvicër pas lajmit të kobshëm. Ndërkohë, policia ende nuk ka dalë me versionin e saj zyrtar rreth identitetit të viktimës së dytë dhe as lidhur me rrethanat e vrasjes.

Ai ngre akuza të rënda për baxhanakun e tij, tashmë të burgosur për vrasjen e dyfishtë, transmeton albinfo.ch. Kreshniku thotë se çifti po jetonte tash 18 vjet së bashku dhe që nga fillimi motra e gruas së tij ka qenë viktimë e dhunës së të shoqit. Ai e kishte rrahur shpesh dhe aq brutalisht atë sa që disa herë e kishte bërë për spital. Po ashtu e kishte mbajtur të mbyllur, duke mos e lejuar të socializohej në Zvicër dhe të mësonte gjermanishten.

Ajo disa herë ka dashur ta denoncojë atë por nuk kishte arritur të mblidhte guximin. Së fundi e kishte bërë këtë para një viti dhe sërish para 5 muajsh, transmeton albinfo.ch. Por, policia, sipas Kreshnikut, nuk kishte ndërmarrë asgjë, për çfarë ai e bën edhe atë bashkëpërgjegjëse për këtë krim të tmershëm.

Ndërsa një burim i albinfo.ch, person që banon jo larg vendit ku ka ndodhur krimi, thotë se e ka njohur personin e dyshuar për vrasje dhe bashkëshorten e tij tashmë të vrarë. Ai, duke mos dashur të identifikohet, thotë se ka pasur njohuri personale me personin e përmendur dhe se, nisur nga rrethanat sociale dhe familjare, ka mundur të jetë e pritshme të ndodhte kjo që ka ndodhur. Sipas tij B.R. nga Kosova, ka qenë pensionist invaliditeti dhe me gjendje jo të mirë financiare e sociale. Ai ka qenë edhe më herët i martuar me grua nga Kosova ndërsa Alma 38 vjeçare nga Shqipëria ishte gruaja e dytë e tij.

Çifti kishte tre fëmijë: dy vajza: 16 dhe 7 vjeçe si dhe një djalë, 14 vjeçar.

Ndërsa televizioni regjional Tele M1 i Aargaut ka biseduar me fqinj të familjes, të cilët kanë pohuar se disa herë nga banesa e tyre është dëgjuar zhurmë dhe grindje. Ndërkaq, sipas tyre këto zhurma janë shpeshtuar dhe intensifikuar javëve të fundit, që i bie, nga koha kur motra e re e zonjës së shtëpisë kishte ardhur mysafire, transmeton albinfo.ch. Madje një ekspert i kriminalistikës (komnisar policor i pensionuar) thotë për Tele M1 se ardhja e saj mund ta ketë acaruar situatën aq sa kosovari të ndihej i provokuar. Ai pastaj shton se fakti se vrasja është bërë në kuzhinë dhe me një thikë kuzhine, lë të kuptohet se ajo mund të ketë qenë vrasje në afekt.

Tele M1 flet po ashtu se tre fëmijët e mbetur pa nënë dhe me babanë e burgosur, janë vendosur në një strehimore fëmijësh në Brugg ku ndodhen nën përkujdesjen e autoriteteve.

Next Post
Zgjedhjet e 18 qershorit, ja kush janë deputetët që Rama nuk i rikandidoi

Kryetarët që mbajtën postet e drejtorëve, Rama: Të zëvendësohen, zgjedhjet vijnë shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com