• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptari u jep lejen që u takonte vartësve, reagimi i shefit ka indinjuar rrjetin

by A R
27/01/2017 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shef shqiptar e ka pësuar keq, pasi guxoi t’u jepte të drejtën që u takonte punëtorëve të tjerë.

Ramush Xhuli është një shef zemërmirë i ekipit të tij prej 30 punëtorësh që bëjnë inventarin e artikujve në kompani të ndryshme. Ai punon për kompaninë Ivalis me seli në Francë, për përfaqësinë e saj në Kriens të Lucernit.

Është një punë që nuk paguhet mirë. Ndërmarrja nuk paguan pagën e 13-të dhe madje shefat synojnë që punëtorëve t’ua heqin edhe pushimin, shkruan blick.ch, transmeton albinfo.ch.

Një ditë të janarit Ramushi me ekipin ishte duke bërë këtë punë (skenimin e artikujve) në marketin e madh të artikujve teknikë “Obi” në Winterthur, kantoni i Cyrihut.

Punëtorët kishin punuar 4 orë, dhe sipas rregullit, ai u kishte dhënë pushim prej 30 minutash. Në atë moment vjen një shef nga qendra dhe me arrogancë pyet: kush u ka dhënë pushim punëtorëve? Ramushi përgjigjet: “Unë, pasi që u takon. Kanë punuar tash katër orë”.

Pasi edhe një shef tjetër dëgjon zhurmën, i kërkon shqiptarit që menjëherë të lërë punën. Kur Ramushi përgjigjet se do të qëndronte me punëtorët e tij, shefi i drejtohet: “Je i pushuar nga puna dhe prej këtij momenti nuk të lejohet hyrja. Merri plaçkat ose e thirra policinë!”.

Shefi i Obi-t i ndan palët në konflikt ndërsa ekipi vazhdon punën. Edhe Xhuli bashkë me ta, përcjell albinfo.ch. Pas ndërrimit, atë e telefonojnë nga firma në Kriens ku i thonë lajmin se është pushuar nga puna.

Pastaj ngjarja merr rrjedhë tjetër. Gazetari i Blick-ut cakton takim me shefin e Ivalis-it në Kriens. Por në evnd të tij (Daniel Kamphausen) atë e pret vetë CEO i kompanisë franceze. Frederic Marchal kishte marrë personalisht rrugën për në Zvicër ndërsa Kamphausen ishte pushuar nga puna. Siç kishte thënë Marchal, pushimi i tij nga puna nuk kishte lidhje me rastin e Xhulit.

Shefi i madh mohon se dikush mund të pushohet nga puna në firmën e tij me një fjalë goje. “Ne respektojmë ligjet, nuk përjashtojmë askënd nga puna në mënyrë gojore”, transmeton albinfo.ch. Por ndërkaq Marchal thotë se në pauzën e përmendur kishte pasur një lloj konflikti në mes të punëtorëve . “Një incident normal që mund të ndodhë kudo gjatë punës”.

Sqarimi i rastit është një ngushëllim i vakët për Ramushin. Ai thotë se sërish do të vepronte njësoj. “Kështu nuk veprohet me njerëzit”./a.m.

Next Post
Mourinho: E veçantë për ne që arritëm në Wembley

Mourinho: E veçantë për ne që arritëm në Wembley

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In