Një dëshmitar shqiptar ka rrëfyer momentet e tmerrit pas flakëve që përfshinë periferinë e Athinës mbrëmjen e djeshme.
Në një lidhje telefonike me News24, Bledi Stathi, banues në Rafina të Athinës tregoi se një pjesë e shtëpisë së tij ishte shkrumbuar tërësisht.
Ai madje tregoi edhe se si arriti të largohej në kohë nga vendi i ngjarjes sëbashku me familjen e tij.
“Gruaja më mori në telefon se unë isha në punë, dhe më tha që po digjej shtëpia përballë. Morëm djalin dhe ikëm, se nuk mundëm të shpëtonim asgjë nga shtëpia. Shtëpia na u dogj, si u dogjën dhe shumë shtëpi të tjera, shqiptarësh e grekësh, tani është stabilizuar gjendja,” tha ai.
Deri më tani dyshohet për 5 shqiptarë në 49 të vdekur gjithsej nga ngjarja tragjike./a.m.