Një 25 vjeçar shqiptar është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga forcat e policisë së zonës së “Rho” (Lombardi) në Itali.
Emri i shqiptarit nuk bëhet me dije nga media italiane, por ajo që raportohet është se i riu është kapur në flagrancë teksa po tërhiqte zvarrë nga flokët një prostitutë me ngjyrë.
Ngjarjen e shëmtuar e ka parë një grup oficerësh të turnit të natës të cilët kanë qenë pikërisht përballë shqiptarit, teksa ai e tërhiqte nga flokët dhe godiste 17-vjeçaren jashtë makinës së tij.
Policia ka ndërhyrë dhe ka prangosur 25 vjeçarin, i cili nuk kishte dokumente për qëndrimin e tij në Itali.










