“15 euro për të ‘mbyllur një sy’: ishte oferta e bërë nga Hasim Balliu, 38 vjeç, i cili u arrestua nga karabinierët e Cerignolës pasi tentoi ti korruptonte ata. Shqiptari u ndalua në stacionin kryesor të Cerignola-s për një shkelje të rregullave rrugore.
Por policët italianë nuk kanë pranuar të korruptohen nga shqiptari duke e prangosur atë dhe dërguar në rajon. Balliu do t’i përgjigjet shkeljes për nxitje korrupsioni.
“Merrni këto 15 euro dhe më lejoni të iki,” mësohet t’i ketë thënë shqiptari uniformave blu raporton FoggiaToday.
a.ç