Një futbollist me origjinë shqiptare po shkëlqen me ekipin e tij, aq sa vlera e tij ka prekur shifrën maramëndëse të 50 milionë eurove. Lajmi bëhet I ditur nga mediat spanjolle sipas të cilave, bëhet fjalë për Shkodran Mustafin, shqiptarin nga Maqedonia i cili po shkëlqen me fanellën e Valencias.
Sipas mediave spanjolle, klubi I Valencias e vlerëson së tepërmi Mustafin duke mos pranuar oferta më të ulëta se klauzola e tij prej 50 milionë eurosh.
Borussia Dortmundi dhe Wolfsburgu kanë shprehur interesim për Kampionin e botës.
Shqiptari po shkëlqen në fanellën e Valencias, ku është bërë lojtar i pazëvendësueshëm. Vec mbrojtjes, ai ka arritur të shënojë edhe tre gola.
Redaksia Online
(Javanews.al)









