• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha: Klosi agjent i dyfishtë dhe trafikant

by
26/04/2015 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Sali Berisha është bërë pjesë e replikave në distancë ndërmjet ish-kreut të SHIK Fatos Klosi dhe kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ish-shefit të SHIK, duke e quajtur atë një person i përfshirë dhe i skeduar në trafiqe kriminale dhe si një person që punonte për shërbime të huaja.

Sipas ish-kryeministrit, edhe emërimi Klosit në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar është bërë në kundërshtim flagrant me ligjin.

“Ditet e fundit, ish kreu i Sherbimit Informativ Kombetar, Fatos Klosi, ka ndermarre per llogari te patroneve te tij te vjeter, sulme te ulta dhe amorale ndaj arkitektit te Kosoves se pavarur, Presidentit Ibrahim Rugova dhe luftetareve te lirise qe luftuan dhe dhane jeten per lirine e Kosoves.

Duke denuar sulmet dhe trillimet e ulta te Fatos Klosit njoftoj opinionin se:
– Fatos Klosi ka qene i skeduar, me dosje voluminoze dhe ne ndjekje konstante nga Sherbimi Informativ Kombetar si njeri me lidhje te caktuara agjenturore, pra si agjent i sherbimeve te huaja.
-Emerimi i tij pas vitit 1997 ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar, eshte bere ne kundershtim flagrant dhe pasi eshte zhdukur dosja e tij disa vjecare!
– Per shfrytezimin nga ana e tij te luftes per çlirimin e Kosoves ekzistojne raporte te sherbimeve kryesore partnere qe e deshmojne si te implikuar ne nje seri veprimatrish dhe trafiqesh kriminale.

Ju bej thirrje autoriteteve te Kosoves te ndermarrin vet dhe me partneret nderkombetar nje hetim te plote te veprimtarise se tij kriminale antikombetare gjate periudhes se luftes se Kosoves e ne dem te saj! Jam i bindur se nje hetim i plote dhe i pavarur do te nxjerre ne pah, do te provoje rolin e tij te dyfishte gjate luftes dhe veprimtarine e tij kriminale!” shkruan Berisha

Ish-kreu i SHISH ka akuzuar politikën e ndjekur nga ish-Presidenti kosovar Ibrahim Rugova si një politikë pa kokë.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Librazhd, gjendet kufoma e një gruaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com