• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari që “çmendi” anglezët me mashtrimin e tij/ Mediat: Maskohej me fasho në kokë dhe merrte provimin e patentës, por…

by Java News
29/05/2021 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izmir Senaj, një 28-vjeçar nga Shqipëria është lajmi kryesor i ditës së sotme në tabloidet britanike që i kanë kushtuar një hapësirë historisë  së pazakontë të riut.

Në kohën kur patenta dhe provimi që të jep mundësinë e marrjes se lejes së drejtimit është kthyer në një proces të vështirë dhe të shoqëruar me stres, në Mbretërinë e Bashkuar, zgjidhja ishte gjetur.

Disa persona paguanin Senajn që ai të hynte në vend të tyre në provim. Por si mund të hynte disa herë në të njëjtën sallë për të marrë provimin? Senaj e kishte gjetur edhe zgjidhjen. Ai maskohej me fasho rreth kokës dhe hynte më pas në test.

Artikulli i plotë i “Metro”:

Një mashtrues është në burg pasi kryente teste teori të patentës për persona të tjerë i maskuar me një fashë rreth kokës. Izmir Senaj, 28 vjeç, përdorte disa justifikime për dëmtimet e tij, ndërsa kthehej në qendrat e DVSA në të gjithë Anglinë duke bërë testet për personat që kishte rënë dakord. Ai u kap nga një anëtar i stafit në një qendër testimi teorie në Sëindon, i cili e njohu atë nga një test i mëparshëm dhe thërriti policinë.  Senaj, nga East Ham, Londër, u burgos për dy vjet e katër muaj në Sëindon Croën Court pasi ai u deklarua fajtor për katër akuza për mashtrim.

Gjyqtari Jason Taylor u shpreh në seancë se: Veprimet tuaja tregojnë një mospërfillje të sistemit tonë, i cili është krijuar për të siguruar që vetëm që ata që janë të aftë mund të qëndrojnë pas timonit të makinës. Kjo mund të kishte pasoja të konsiderueshme si për përdoruesit e rrugës ashtu edhe për këmbësorët dhe prandaj detyra ime publike kërkon që unë ta pasqyroj atë.

Gjyqtari vijoi më tej duke shtuar se Senaj ishte burgosur dy herë për mashtrim, që nga viti 2014. Sipas provave, në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, Senaj shkoi në katër qendra testimi në Anglinë jugore për të marrë testin e teorisë në emër të të tjerëve.

Ai hynte në qendra i veshur me një jelek dhe me një fashë rreth kokës. Maskimi gjithashtu bëhej edhe në zonën e hundës. Senaj hyri në recepsion dhe i dorëzoi punonjësit një patentë në emër të një shqiptari. Ai i shpjegoi punonjësit se kishte qenë duke punuar në një vend ndërtimi më herët atë ditë kur u godit nga skela dhe u dërgua në shtëpi herët nga ndihmësit e parë.

Ai u lejua të marrë testin, të cilin ai e kaloi. Në një episod të dytë, ai përdori një histori të ngjashme në qendrën e provës Hastings – këtë herë duke pretenduar se kishte rënë nga një shkallë.

Pasi u njoh nga i njëjti anëtar i stafit i cili do të merrej me të, ai u shtir se kishte nevojë të shkonte në tualet dhe u largua. Më vonë, më 24 janar 2019, një anëtar i stafit në qendrën e provave të teorisë Sëindon në Milton Road e njohu atë. Punonjësi e lejoi të merrte provimit për të fituar kohë derisa të vinte policia. Pas arrestimit, Senaj iu tha hetuesve se kishte borxhe kumari për dy personat që kishte hyrë në test, duke përfshirë njërin që e përshkroi si gangster të dhunshëm. Tashmë ai është dënuar dhe do të dënimin në qeli.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In