Bekim Asani nga Tetova, është shqiptari i parë në Maqedoni që flet hapur për jetën e tij si homoseksual.
Ai gjithashtu ka marrë pjesë në Paradën e krenarisë në Amsterdan, ku ka patur një paraqitje në mbrojtje të drejtave të homoseksualëve.
Asani është shprehur se homoseksualët në Maqedoni diskriminohen në mënyrë masive, transmeton agjencia e lajmeve INA.
“Ka shumë dhimbje në botë. Ka shumë persona që i takojnë grupit LGBT të cilët jetojnë në dhimbje, të cilët nuk mund të shfaqin dallimin dhe të cilët nuk mund të jenë ata që janë në të vërtetë”, është shprehur Hasani..
Ai ka qarë një javë rresht, për faktin se përherë të parë në jetë, sic thotë ai është ndjerë i lirë.
“Shumë është vështirë të jesh homoseksual në disa shtete. Posaqërishtë është e vështirë të jesh aktivisht i LGBT-së. U gëzova shumë që isha në Amsterdam për të ndarë porosi për dashurinë. Të duhemi njëri me tjetrin dhe ta pranojmë njëri tjetrin ashtu siç jemi”, porositi nga Holanda, Bekim Asani nga organizata e LGBT-së në Tetovë. (INA)










