Ndodh çudia në Kosovë, kur ethet e fushatës sa vijnë dhe bëhen më të forta.
Kush e kishte menduar se një vogëlusheje të sapolindur do t’i vendosej emri i një partie politike.
Një shtetas i Kosovës, i cilit jeton në Belgjikë ka vendosur ta quajë të bijën e porsalindur “Vetëvendosje”.
Kuptohet që emigranti duhet të jetë simpatizant i flaktë i partisë Lëvizja Vetëvendosje, e Albin Kurtit.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të zhvillohen më 14 shkurt.
/a.r