Kjo është mënyra se si Adriatik Gjonbalaj mburret me rrënjët e veta. Ky i fundit edhe pse i lindur në Amerikën e largët nuk harron dot të dëshmojë shpirtin e tij atdhedashës me virtyte të larta Kombëtare.
Kështu me gjithë mallëngjimin dhe përkushtimin e tij Kelmendi, bëri ngjyrosjen e oborrit të tij me një flamur gjigant duke i dhuruar kështu atdheut urim të vecantë.
‘’Urime Pavarësinë Shqipëria Ime’’, ishte mesazhi i tij, të cilin e kishte shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, për gjithë shqiptarët kudo që janë për Ditën e Flamurit, transmeton Klan Kosova.