Policia italianë ka arerstuar një trafikant shqiptar të cilit iu gjetën 12 kilogramë drogë e llojit heroinë gjatë kontrollit në një pikë kufitare me Zvicrën.
Droga u gjet brenda një makine me targa zvicerane, në hyrje të Italisë, nga rojet kufitare.
Shoferi i makinës, një shtetas francez me origjinë shqiptare, ka ngjallur dyshimet e policisë, që ka kontrolluar makinën, duke përdorur edhe njësinë e qenve antidrogë.
Në një fund të dyfishtë, mes vendeve të pasme, janë gjetur njëzet pako ku ndodhej droga./a.m.