• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: Nuk më bëhet vonë për Lulzim Bashën 

by A R
18/06/2018 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar ne KAPITAL ne Vizion Plus, Majlinda Bregu ka folur per detyren e re te sekretares se Pergjithshme te keshillit te Bashkepunimit Rajonal  qe do ta ushtroje  duke filluar nga 1 janar 2019. Ajo eshte pyetur edhe per hapjen e negociatave, per kuotat gjinore ne politike, per dhunen ndaj grave dhe ne familje ne Shqiperi. Per kryetarin e PD, Lulzim Basha, nuk e ka kursyer talljen dhe shperfilljen.

Hapja e negociatave dhe shanset per anetaresim ne BE nga vitit 2025 ?

Nuk di sa te arritshme jane disa afate kohore qe me teper jepen per te rritur besimin. Anetaresimi i Shqiperise ne vitin 2025 me duket shume i bukur per te qene i vertete, por  kjo nuk do te thote qe eshte e pamundur. Por nese hapen negociatat, jane te gjitha shanset qe Shqiperia te kape ritmin ne te cilin eshte Serbia sot. 

Nderkohe Shqiperia eshte me perpara se Serbia ne drejtim te reformes ne drejtesi. Pra nuk eshte objektiv i pakapshem arritja e vendeve qe i kane nisur tashme negociatat.

Per kuotat gjinore ne politike

Kur  mosrespektimi i kuotave gjinore shlyhet me nje gjobe financiare, eshte thjesht deshmi e paturpesise se nje kryetari partie politike per te mos respektuar ligjin. Keshtu kemi rastin e i kryetarit te PD qe detyrohet  te ktheje mbrapsht gjysmen e financimit shteteror per fushaten elektorale pikerisht per mosrespektim te kuotes gjinore. Kjo eshte ajo qe ndodh paturpesisht me kreret e partive politike.

Shpresoj qe ky problem te zgjidhet me reformen zgjedhore, ne menyre qe mosrespektimi i kuotes gjinore te mos ndeshkohet me gjobe por me mospranim te listes se kandidateve per deputete

Ne politike eshte koha per te ofruar me shume cilesi. Mund te jene shume burrra qe nuk meritojne te jene politike. Do te doja qe grate te sillnin cilesi e jo kuota ne politike. 

Per dhunen ndaj grave  dhe ne familje 

Edhe pse kodi penal I ka sot te gjithe mundesite per te mos e lene nje dhunues qe te vrase gruan apo vajzen, menyra si zbatohet drejtesia eshte katastrofike. Shumica e rasteve te grave te dhunuara apo perndjekura  perfundojne te patrajtuara, te pandihmuara si duhet si nga shoqeria ashtu edhe nga drejtesia. Dhuna ndaj gruas ne Shqiperi ka marre permasat e nje lufte. Pjesa me e madhe  e rasteve nuk raportohet. Ne rast se ligji do te zbatohej sic eshte, do te kishim shume me pak dhune ne shoqerine tone sot

A nuk do te ishte me mire te lihej me shume hapesire  neper tv per kete ceshtje sesa per emisionet roze ?

A do ju mungoje politika e dites ne Tirane? 

Ndoshta  nervi po, por jo politika ne vetvete. Sepse une do te vazhdoj te merrem me politike dhe aty ku do shkoj, por ne kete nivel qe ka zbritur politika ketu te ne, nuk do me mungoje. 

A erdhi ndonjehere urimi per postin e ri nga Lulzim Basha ? 

 Nuk me ka shqetesuar, nuk e pres, nuk e kerkoj, nuk me behet vone. Urimin e pres nga miqte. Ka kaq shume hipokrizi  rrotull sa nuk me shqeteson fare kjo gje./a.m.

Next Post
Sherri pë refugjatët, ministri për Merkelin: Me këtë grua s’mund të punoj!

Sherri pë refugjatët, ministri për Merkelin: Me këtë grua s’mund të punoj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In