• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari më i kërkuar në Angli, vrasësi me 13 emra dënohet me 21 vite burg

by Java News
15/06/2023 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I cilësuar si një nga shqiptarët më të kërkuar në Britaninë e Madhe deri pak kohësh, Hektor Mahmutaj është do të vuajë dënimin me 21 vite burg, për vrasjen e Gentjan Jahajt në fshatin Bejar të Mallakastrës.

Por më shume se për krimin e tij në Shqipëri, 45-vjeçari është i njohur për debatin që shkaktoi në Angli në vitin 2018-të dhe 2019-të. Ai u arrestua atje, pasi iu gjet një armë dhe për këtë u dënua me 2 vite e gjysmë burg.

Gjatë hetimeve, autoritetet në Angli zbuluan se Hektor Mahmutaj kërkohej për vrasje në Shqipëri. Ai përdorte 13 emra të ndryshëm për t’i shpëtuar arrestimit për vrasje në vendin tonë. Por gjykata britanike vendosi ta lironin me kusht, pasi përfundoi dënimin dhe kur policia shkoi për ta arrestuar sërish, ai ishte zhdukur. Mediat britanike akuzuan autoritetet se lanë të lirë një nga vrasësit më të kërkuar shqiptar.

1 vit më vonë policia e arrestoi dhe pavarësisht se ai ka mohuar përfshirjen në vrasjen e 1997-së, pretendimi i tij nuk u mor parasysh.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në kuadër të transparencës, sqaron sa më poshtë si vijon:

Më datë 01.08.2020 autoritetet kompetente angleze kanë dorëzuar në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, për qëllim ekstradimi shtetasin me iniciale H.M, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, gjykuar në mungesë.

Shtetasi H.M ka qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit me iniciale G.J, në vendin e quajtur “Kurrizi i Sinanit”, ku bëhet bashkimi i rrugës nacionale me rrugën e fshatit Kutë, (ngjarje e ndodhur në vitin 1997).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka zhvilluar gjykimin e  çështjes penale që i përket të pandehurit me iniciale H.M, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake ”, parashikuar nga nenet 78-25 dhe 278/2 të  Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 146, datë 14.04.2000 ka vendosur:

  1. Të deklaroj fajtor të pandehurin M, për veprën penale “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim dhe në bazë të neneve 78 – 25 të Kodit Penal ta dënoj atë me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
  2. Të deklaroj fajtor të pandehurin M, për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake ” dhe në bazë të nenit 278/2 të Kodit Penal ta dënoj me 1 (një) vit burgim
  3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, ta dënoj të pandehurin H.M me një dënim të vetëm  me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim
  4. Vuajtja e dënimit të filloj nga dita e kapjes së tij dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

I dënuari H.M, bazuar në nenin 450/dh të K.Pr. Penale ka paraqitur kërkesë për “Rishikimin e vendimit penal nr. 146, datë 14.04.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.

Me vendimin nr. 62-2020-4019 (1333), datë 23.10.2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur:

-Pranimin e kërkesës së të dënuarit H.M.

-Rishikimin e vendimit penal nr. 146, datë 14.04.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, marrë formë të prerë në datë 24.04.2000.

-Dërgimin e çështjes për rigjykim në një tjetër trup gjykues pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier.

Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2022-1170 (105), datë 11.03.2022 ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit M, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, të parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001 dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit M, për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake ”, të parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal, në fuqi me datë 09.07.1997 dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  3. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, të dënoj të pandehurin M me një dënim të vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim, i cili duhet ta vuaj në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale H.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm.

Në përfundim të gjykimit në apel, më datë 14.06.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari  dhe anëtar Znj. Iliba Bezati dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 105 datë 11.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me këtë ndryshim:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit H.M. për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76-25 te K. Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

-Ne aplikim te nenit 55 të K. Penal, në bashkim të dënimeve, të dënohet përfundimisht i pandehuri H.M. me 21 (njëzet e një) vjet burgim.

Kush është Mahmutaj?

Më 27 Mars 2019 kur ai duhej të paraqitej me gjykatë u zhduk. Ai ka jetuar i fshehur t në Britani për më shumë se 20 vjet, duke përdorur 13 emra false për t’i shpëtuar çdo lloj gjurme që do të çonte ne zbulimin e Mahmutaj, i cili jeton në Liverpul, u dënua për vrasje në mungesë të tij në prill të vitit 2000.

Ai thuhet se e kishte qëlluar viktimën kur ishte në një makinë me tre burra të tjerë në fshatin Bejar.

Interpol liston akuzat e tij si ‘vrasje me paramendim, prodhim ilegal dhe mbajtje të armëve dhe municioneve ushtarake’.

Mahmutaj u arrestua në një urdhër të Interpolit në dhjetor 2006, kur identiteti i tij u zbulua.

Ai u dënua më pas dhe u burgos për dy vjet e gjysmë për mbajte të armëve të zjarrit në Britani të Madhe, por një kërkesë për ekstradim nga Shqipëria u mohua vitin e ardhshëm.

Gjykatësi vendosi që Mahmutaj nuk kishte fshehur qëllimisht nga autoritetet shqiptare dhe ai nuk ishte i garantuar një rigjykim kur u kthye.

/f.stafa

Next Post
Ekzekutoi Gentian dhe Nezir Beqirin në Elbasan, Olsi Leku ekstradohet nga Greqia

Ekzekutoi Gentian dhe Nezir Beqirin në Elbasan, Olsi Leku ekstradohet nga Greqia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com