• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptari, ky kusar me traditë

by Enkel Demi
03/05/2016 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Në një reportazh të fillim shekullit XX, Asdreni përshkruan një udhëtim me kuaj nga Durrësi në Tiranë. Është një nga përshkrimet gazetareske më interesante që vizaton shqiptarin e rëndomtë të Shqipërisë së Mesme. Poeti rrëfen se profesioni më i pëlqyer i shqiptarëve të atyre kohëve është kusaria. Madje, ai diku shkruan që nëse banorët do të punonin tokat e tyre pjellore të kësaj krahine, fitimet do i kishin shumë më të mëdha se kusaria. Asdreni tregon ca burra të rreckosur, të veshur me zhele, të mbathur me gjysëm opinge, por që kanë armë të lara me serm dhe gurë xhevairi. Karvani i udhëtarëve udhëhiqet nga disa njerëz të mytesarifit të Durrësit, të cilët kishin pas qenë cuba dhe mbanin lidhje me kusarët e rrugëve. Në një han njëri prej këtyre grabitësve ankohet që nuk po ecën mirë puna, sepse udhëtarët janë të paktë, përherë e më të varfër dhe pa plaçkë, por veç këtë zanat njohin dhe i mban shpresa e mirë që dikur do bien në plaçkë, meqë kanë një muaj thatë.

Është një shkrim i jashtëzakonshëm, i cili është botuar fillimisht në shtypin turk a rumun dhe më pas në gazetën “Albania” të Faik Konicës. (Shiko botimin në 27.al)

Pas më shumë se një shekull, tek e lexon këtë reportazh të ngjethet mishtë, sepse kupton gjer në asht’ se cilët janë të parët dhe cili është profesioni që ne kemi trashëguar më me zell prej tyre. Të parët janë cuba. Ndaj këtu, në këtë rrëfim mund të kuptohet përse shoqëria e sotme, i ka të fortët një farë busulle orientuese. Kjo vjen, pasi asnjëherë moralisht kusarinë nuk e kemi gjykuar për keq, madje çunat e fortë i hasim në lagje, katund a qytet e për ta kemi admirim. Të fortët konsiderohen të shkathët, por dhe simbole të burrnisë.

Nëse Asdreni shkonte me kuaj nga Durrësi në Tiranë, nuk ngjan tëpkë kjo histori me vitin 1997, kur të prisnin udhën tek Ura e Mifolit dhe jo vetëm. Grabisnin çunat çdo gjë që gjenin në makina a mjete të tjera, kanë vrarë dhe përdhunuar. Për çfarë? Për kusari. Kjo është e vetmja ideologji.

Kur Asdreni përshkruan njerëzit e mytesarifit, të cilët e shoqëronin që mos të linte pendët rrugës, a nuk ngjajnë ata me të fortët e sotëm të partive politike, qeverive apo opozitës? A nuk duhet ndërmjetësimi i tyre për të marrë më shumë vota, mbledhur pushtet, por edhe për të bërë sipërmarrje e grabitje prone?

Thjesht, duhet pranuar trashëgimia kulturore që rrit, shëndosh dhe i jep cilësi një Kombi. Nëse italianët kanë trashëguar mes të tjerave artet pamore, arkitekturën, ndërtimtarinë, dëshirën për punë, gjermanikët mes të tjerave muzikën, filozofinë, hebrenjtë shpirtin e mbijetesës, dijet e pafundme, shqiptarët kanë trashëguar kusarinë. Ta shohim në sy këtë vlerë dhe dasht Zoti po nuk na pëlqeu më të fillojmë shkollën. (27.al / a.r)

Next Post

Mimoza Hafizi: E kam mbyllur me Partinë Socialiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro!

Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro!

August 14, 2026
Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Basti i Zelenskyt në Beograd, Serbia s’mund të jetë model! Kosova, pika më e ndjeshme

August 14, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

Ish-ambasadori Çejku: Diaspora nuk duhet të përdoret si karburant për krizën politike në Kosovë! Ishte pamje e shëmtuar

August 14, 2026
Raporti/ Shqiptarëve iu miratuan vetëm 65.5% e aplikimeve për vizë në Britani, kurse serbëve 95%

Raporti/ Shqiptarëve iu miratuan vetëm 65.5% e aplikimeve për vizë në Britani, kurse serbëve 95%

August 14, 2026
Zjarret prekin sërish Spanjën, në rrezik manastiri me rëndësi historike

Zjarret prekin sërish Spanjën, në rrezik manastiri me rëndësi historike

August 14, 2026
FOTO / Kapen në portin e Durrësit 120 shishe verë dhe mallra të tjera të padeklaruara

FOTO / Kapen në portin e Durrësit 120 shishe verë dhe mallra të tjera të padeklaruara

August 14, 2026
Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës

Në kërkim për vrasjen e para 20 viteve në Tiranë, prangoset në Athinë 48-vjeçari

August 14, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha flet për ‘shtator të zjarrtë’, zyrtari i PD: Politika kërkon moral…

August 14, 2026
“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

August 14, 2026

Zjarret që mund të na djegin të gjithëve

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com