• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari kërkon ndihmë në mes të detit, policia greke e gjen gomonen plot me kanabis

by E S
24/10/2025 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gomone që vinte nga brigjet shqiptare ka lëshuar sinjalin “SOS” pranë brigjeve greke. Ngjarja ka ndodhur në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur skafet e policisë së Korfuzit dhe Igumenicës. Burime bëjnë me dije se kërkim ndihme ka ardhur edhe në policinë kufitare të Sarandës.

Policia greke ka gjetur në vendngjarje një gomone gjysmë të fundosur dhe brenda saj drejtuesin, shtetas shqiptar. Ai është transportuar drejt Portit të Igumenicës e më pas drejt Spitalit të Filatit për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i gomones është 50-vjeçari nga Saranda, Edmond Musa, i njohur me pseudonimin “Çimoni”, person i skeduar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Fillimisht Musa është arrestuar për “kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “mbytje të mjetit lundrues”. Por duke pasur dyshime, policia është rikthyer edhe njëherë në vendngjarje. Për shkak të rrymave detare, gomonia është gjetur tashmë pranë Sajadhës. Gjatë kontrollit në mjet, siç raportojnë mediat greke para disa minutash, është gjetur një sasi e madhe marijuane e fshehur me kujdes.

Lënda narkotike aktualisht po transportohet drejt Portit të Igumenicës ku do peshohet, ndërkohë që kanë nisur hetimet për këtë rast të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Next Post
Zbardhet sherri me deputetin në Kosovë, avokati i qytetarit tregon fyerjet: Gënjen gruaja dhe nëna jote

Zbardhet sherri me deputetin në Kosovë, avokati i qytetarit tregon fyerjet: Gënjen gruaja dhe nëna jote

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com