Edhe pse ishte në arrest shtëpiak, shqiptari nuk e kishte lënë “punën” e tij dhe vijonte të shiste kokainë.
Policia ka arrestuar 30 vjeçarin Hamdi Dyli, pasi ju gjetën në shtëpi një sasi prej mëse 30 gramësh kokainë.
Ngjarja ka ndodhur në Raguza të Italisë. Policia vendosi të kryejë një kontroll në shtëpinë e shqiptarit pasi kishte vënë re tentativat e tij të shpeshta për të thyer masën e arrestit shtëpia.
Gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, 30 vjeçarit ju gjetën 13 doza kokainë. Pas kësaj, Hamdi Dyli është dërguar menjëherë në burgun e Raguzës.
c.a