• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari i rrezikshëm ‘ngre në këmbë’ policinë e një qyteti në Austri

by A R
13/01/2018 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Linz të Austrisë është arrestuar një kosovar 35-vjeçar i cili para një muaji kishte plagosur me thikë bashkëshorten kroate 34-vjeçare. Arsyet e krimit janë ndarja e paralajmëruar e kroates nga kosovari, por aktualisht, kosovari nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Para një qendre tregtare në lagjen Auëiesen, më 7 dhjetor është acaruar zënka familjare. Kosovari e ka sulmuar me thikë bashkëshorten e vet kroate, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore. Mandej, ai ka shtënë edhe me një pistoletë të rreme në drejtim të saj dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes në drejtin të panjohur.

Për policinë austriake situata ka qenë shumë delikate, pasi fëmijët e tyre kanë qenë në shkollat përkatëse në afërsi dhe ajo është dashur të merren masa sigurie. Për shkak të frikës se mund t’u ndodhte diçka fëmijëve dhe mësuesve në shkollë, policia e ka mbrojtur shkollën. “Për ne prioritare ka qenë që të mbrojmë nxënësit dhe personat e tjerë në shkollë“, ka shpjeguar zëdhënësi i policisë austriake, Major Michael Hubmann.

Fëmijët janë dërguar në vend të sigurt. Por, frika e policisë ka qenë e paarsyeshme pasi autori nuk është paraqitur asnjëherë në afërsi të shkollës dhe është zhdukur sikur ta kishte përpirë dheu.

Se si ka rënë në gjurmë policia kosovarit, për këtë verpim nuk ka shumë informacion. Vetëm se është thënë se familja për policinë nuk ka qenë e panjohur dhe se tek i pandehuri kanë vërejtur sjellje të pazakonshme. Se ku ka qëndruar sulmuesi kosovar, nuk mund të thuhet me siguri. Por, hetuesit e krimeve të rënda supozojnë se ai ka qenë jashtë vendit. Arrestimi i tij u realizua pas ardhjes së tij me autobus nga Praga në Linz. Kosovari është kapur në befasi shumë dhe nuk ka rezistuar gjatë arrestimit. Në arrestimin e tij kanë qenë të mobilizuar 20 policë.

Deri më tani ai ka refuzuar të flasë, por hetuesit supozojnë se shkaku ka qenë ndarja e paralajmëruar e kroates nga ai. Kroatja 34-vjeçare për momentin është në gjendje të stabilizuar, pohojnë hetuesit. Mbetet e paqartë se ku gjenden fëmijët, por dihet se janë në vend të sigurt./a.m.

Next Post
Politikani kosovar: Nuk është koha për ta zhbërë, por për t’i dalë ballë Speciales

Politikani kosovar: Nuk është koha për ta zhbërë, por për t’i dalë ballë Speciales

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In