• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptari i penduar në Itali: Dua të luaj me Kombëtaren

by Java News
30/10/2018 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Prindërit e mi kanë lindur në Shqipëri, unë kam lindur në Itali dhe ndihem italian”. Mjafton kjo fjali për të përshkruar një personazh që sot endet në rrugët e Italisë në kërkim të një kontrate profesioniste.Një futbollist që mendoi se ishte ngjitur në Hënë kur Juventus pagoi 1,8 mln euro te Empoli për ta siguruar, duke menduar se do të ishte një bast i fituar…

Një mesfushor me potencial, por me një mendje që nuk i përgjigjej aspak fushës. Një karakter shumë i vështirë dhe sidomos një mendjemadhësi nga ato që të bëjnë të mos gëzosh asnjë simpati, edhe nëse nuk e njeh personalisht.

Po flasim për Elvis Kabashin, që është zhdukur dhe ndoshta nuk do ta shohim më në ndonjë skuadër. Livorno ishte klubi i fundit që i dha shkelmin.

Pas aventurës te Viterbese në Serie C (kategoria e tretë italiane), do të firmoste në janar të këtij viti për gjashtë muaj te ekipi toskan, me një premtim:

“Pranova për vetëm gjashtë muaj sepse dua ta fitoj rinovimin e kontratës. Eshtë treni i fundit dhe nuk dua të zhgënjej. Jam ngjitur me të dy këmbët”.

12 ndeshje, nga të cilat pesë si titullar dhe 10 herë në pankinë si rezervë. Asnjë gol apo paraqitje mbreslënëse.

Kështu, në fund të qershorit, Livorno, që u ngjit në Serie B, i dha “shqelmin”, duke mos i besuar më. Prej thuajse pesë muajsh, Kabashi, sot 24 vjeç, nuk luan me asnjë skuadër dhe, çfarë është pjesa më interesante, emri i tij nuk qarkullon aspak.

 

Kur e krahasuan te Livorno me Vajushin dhe Bogdanin, që nuk kishin bërë aq mirë me këtë skuadër, Kabashi me prepotencë do të përgjigjej se ai nuk mund të krahasohet, pasi nuk ndihet shqiptar por italian…

Praktikisht, një përgjigje që i shtohet asaj letre të dërguar shumë vite më parë, kur ishte vetëm 19 vjeç dhe ndërpriste marrëdhëniet me Shqipërinë. “Ka shumë talent, por i mungon më e rëndësishmja: koka”, do të shprehej sot trajneri i Partizanit, Skënder Gega.

Ndërsa, në rrëfimin e tij, Hysaj, sot futbollisti i Napolit dhe me një klauzolë të frikshme, do të tregonte një prapaskenë në kohën kur mbërriti te Empoli dhe pikërisht aty gjeti Kabashin: “Kisha vështirësi gjuhe, por Elvisi (Kabashi) më fliste italisht. I thashë je shqiptar dhe bënte gjoja sikur nuk fliste mirë shqip. Më vonë, kur mësova italisht, nisi të më fliste shqip… Nuk patëm asnjë raport miqësor, sepse nuk më pëlqente”.

Një karrierë, ajo e Kabashit, mes pseudo-pendimit për t’u kthyer te fanella kuqezi, me një tjetër letër se kërkonte falje për faktin që ishte shprehur se nuk do të përfaqësonte Shqipërinë. Viktima e një menaxheri që i premtoi fanellën e Italisë, por që më pas e la në harresë.

Në profilin e tij në Instagram vazhdon të jetë foto me fanellën e Juventus, por ajo fanellë ishte edhe shkatërrimi i tij… Mendoi se preku qiellin, por u zhyt edhe më shumë nëntokë. Ai që refuzoi Shqipërinë sepse ndihej italian, sot refuzohet nga të gjitha klubet italiane. Sepse, “karma” godet atëherë kur nuk e ke menduar kurrë.

 

LETRA E REFUZIMIT

“Kam luajtur disa ndeshje për kombëtaren shqiptare të të rinjve dhe u jam shumë mirënjohës për interesin që keni shfaqur për mua deri më sot, por ju ftoj të mos më thërrisni më në të ardhmen, sepse dëshira ime është të luaj me kombëtaren shqiptare të futbollit. Shpresoj të mirëkuptoni zgjedhjen time. Në të ardhmen, përgjigje pozitive nga ana ime do të marrë vetëm ftesa që do të vijë nga federata italiane e futbollit”.

 

LETRA E PENDIMIT

 

“Tani kuptoj pse më keni quajtur tradhtar”, shkruan Kabashi. Edhe unë, si çdo shqiptar, e ndjek, e shoh dhe e adhuroj kombëtaren shqiptare. Të gjithë mund të gabojnë dhe gabimi im më i madh ishte ajo letër drejtuar FSHF-së. “Jam përlotur para ndeshjes me Norvegjinë, kam qarë nga fjalët e komentatorit, jam drithëruar nga ajo tifozeri e mrekullueshme dhe atë ditë kam marr një vendim shumë të rëndësishëm. Kam vendosur të rikthehem në kombëtaren shqiptare dhe ju lutem më bëni një vend aty pranë jush e më mbështesni, ashtu si kombëtaren. Mos më quani më tradhtar, sepse më vret shumë ajo fjalë”.(Telesport)

Next Post
Detajet tronditëse/ Si abuzoi italiani monstër me fëmijët shqiptarë

Detajet tronditëse/ Si abuzoi italiani monstër me fëmijët shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte 4 lingota floriri dhe shuma me para cash në “Porsche”, arrestohet 30-vjeçari në Roskovec!

Transportonte 4 lingota floriri dhe shuma me para cash në “Porsche”, arrestohet 30-vjeçari në Roskovec!

September 17, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Nuk më janë vënë në dispozicion të gjitha fashikujt”- Shtyhet gjyqi i themelit për Ilir Metën, ja kur do të mbahet seanca e radhës

September 17, 2026
Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova nuk ka luksin të presë, duhet të reagojë!

Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova nuk ka luksin të presë, duhet të reagojë!

September 17, 2026
Nipat e Agron Kapllanajt sulmuan agjentin e BKH-së dhe policinë, prokuroria nis hetimet

DOSJA/ Akuzohen se abuzuan me pronat, arrestohen2 ish-drejtorët e Kadastrës në Fier, specialisti dhe përfituesi! Prokuroria ndan detajet

September 17, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

September 17, 2026
VIDEO/ Pas vendimit të Hagës, deputetët e PD-së me simbole të UÇK-së në Kuvend

VIDEO/ Pas vendimit të Hagës, deputetët e PD-së me simbole të UÇK-së në Kuvend

September 17, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, del para Gjykatës daja i deputetes Zegjine Çaushi

U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, del para Gjykatës daja i deputetes Zegjine Çaushi

September 17, 2026
“Duhet reagim i përbashkët”- Dënimi i drejtuesve të UÇK në Hagë, Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Kosova s’ka nevojë që ne të bëjmë politikë

“Duhet reagim i përbashkët”- Dënimi i drejtuesve të UÇK në Hagë, Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Kosova s’ka nevojë që ne të bëjmë politikë

September 17, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

September 17, 2026
DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

Debate te Konferenca e Kryetarëve, PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për KAYO-n, mazhoranca e rrëzon! Bardhi akuza Qeverisë

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com