• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptari e do me zor! Liria i bëri arrogantë, çuan në burg edhe atë që ua solli

by Kimete Berisha
03/09/2021 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

Me të njejtin zor, me pare të mëdha, me pare edhe më të mëdha, duhet të dënohet shqiptari, jo vetēm që bën si kapadai dhe nuk i respekton masat anti-COVID, por duhet të dënohet për gjithçka, derisa të vetëdijësohet.

Po shihet se askush nuk bën asgjë të hairit pa e pasur një zor të madh.

Pa mëshirë, duhet të dënohet kah të rrotullohet ai që gjuan bërllog në rrugë, ai që ha fara luledielli dhe i gjuan rrugës, ai që pështyn rrugës, ai që gjuan mbeturina nga ballkoni, ai që flet me zë të lartë.

Unë nuk e pi duhanin, por një herë në javë jam e detyruar të dalë e të mbledh bishta t’cigareve para ballkonit, lecka, copa të bukës, fara të specave, pamersa, brisqe të rrojës, pastruese të veshëve, letra të toiletit.

S’është fer, s’është normal.

Kështu vepron veç një shoqëri e shthurur.

Mungesa e higjienës është tregues i depresionit dhe i gjendjes së rëndë mentale, por edhe i dembelisë dhe mungesës së edukatës.

Si e quan ti personin që e shkund cigaren mbi ballkonin tënd në vend se ta shkund në shpuzore!

Tash më ka dalë pak punë sepse po më duhet të

mbledh edhe xhama se disa djem të rinj janë në element të thyejnë shishe xhami.

Kjo shoqëri, nëse nuk riedukohet, ka mbaruar.

Ky mentalitet duhet të rishkruhet.

Ky njeri çdo gjë e konsideron të huaj në momentin që del nga shtëpia e vet.

Nuk e do Kosovën – e do shtëpinë e vet!

Shqiptarët nuk funksionojnë si njerëz të lirë. Edukohen, menjëherë bëhen njerëz, nëse u rri mbi kry’ e i robëron!

Po a jeni këta që para luftës në stacion policor të pushtuesit është dashur të merrni leje për të organizuar orë letrare e dasma në restorante, kurse tash bëheni trima dhe liria ju bëri arrogantë!

Aq arrogantë, sa e harruat dhe e çuat në burg edhe atë që ua solli Lirinë-UÇK-në.

Nuk doni Liri- Liri e quani shthurjen!

Liria që ta ruan Amerika nuk është pa afat.

Duhet të bëhesh njeri normal.

Këqyre veten në pasqyre!

Çka po sheh!

A po të duket vetja i mirë a!

Po.

Po mendon se t’merr dikush lakmi!

Çka ndodh në jetën tënde, përveç intriga, thashethemet, nonshalanca dhe letargjia.

Në jetën tënde a e ke larguar një gurë nga rruga!

A ke menduar për të mirën e dikujt tjetër, përveç të vetetes!

Ku është njeriu?

Njeriu që nuk ia ruan sytë policisë, por i respekton rregullat, sepse janë për të mirën tonë!

Si i thonë asaj vajzës që e di mirë se do të dënohet nga policia, por nuk e vendos maskën, është në gjendje t’i paguaj 35 Euro që nuk i ka, se më me rëndësi është t’i duken buzët e fryra, të cilat (meshkujt e dinë prandaj as nuk i lakmojnë ato lloj buzësh) sepse as nuk shërbejnë për puthje!

Si i thonë atij mashkullit që është në gjendje të paguaj dënim, por karriget e kafenesë vazhdon e i mban shpinë për shpinë!

Tregtar i thonë!

Edhe pa kreh që del të kisha dënu!

Dje kam hyrë në një Institucion, thjesht më ka ardh gjynah, çfarë mjerimi, çfarë papastërtie, çfarë ere kundërmuese. Horror!

Fshisat rrinë nën hije, gratë e burrat merren me thashetheme, kuvendojnë se si dyzeni i një nuseje kushton 800 Euro më së paku.

Librat i ka mbuluar pluhuri.

E dje një kompani e njohur shiste karrige të kompjuterit me reklamën ‘me këtë karrige ju garantojmë lojë të rehatshme’.

Kurrë në jetë nuk kam dëgjuar se karriges së punës i thonë ‘karrige e lojës’!

Tmerr a?

Kjo shoqëri ka nevojë t’ia nis prej fillimit.

Pushteti nuk e ndryshon mentalitetin.

Shkolla nuk shkon me zor.

Por, rregullat krijohen me Ligj, me ndëshkime.

Duhet të krijohet kultura e ndëshkimit.

T’ia nismim ABC-së prej fillimit:

Ku hudhen mbeturinat, shoq?

Në kantë bërllogu!

Kur flet, hanëm?

Veç të pyet dikush, një po një jo!

A e ke lexuar naj libër, mixhë!

Jo.

Ani pse ndjehesh filozof!

S’di.

Duhet të rishkruhet edukata.

Të rishkruhet lirika.

Edhe këngët i kanë mbushur me mbeturina. Edhe artin.

Sikurse ekranet, debatet. Padija mbulohet me cullak. Cullaku ka mbetur krejt çka kemi.

Asgjë s’ka lezet, as kulturë, as sharm, asgjë për të pasur lakmi.

Duhet të edukohemi prej fillimi!

Se krejt botën e kemi habitur.

Nëse e mashtron veten se Amerika përgjithmonë do ta ruaj bërllogun tonë – veç vazhdo.

P.S. Sot mos shihni kusur se po ndjehem sikur shpirti im është këputur në një natë të gjatë, derisa trupi im ishte në gjumë.

Sot s’po ndjej asgjë, sepse po ndjehem e mençur.

Atë që e them – kur dua, e shthem.

Dua të mbushem mend e të merrem vetëm me punët e mia!

Next Post
“Nuk e kemi luksin për…”/ Tomini flet për AstraZeneca-n: S’është konfirmuar se shkakton mpiksje gjaku

Vaksinë me detyrim dhe administrata/ Të parët në listë do jenë policët, farmacistët, laborantët

Comments 1

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    Te lumte Dora due media

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis seanca e parë në themel ndaj Erion Veliajt dhe 18 të tjerëve

Nis seanca e parë në themel ndaj Erion Veliajt dhe 18 të tjerëve

May 26, 2026
Sulmet e reja amerikane, reagon Irani: Do të kenë përgjigje shumë të ashpër, përtej rajonit

Sulmet e reja amerikane, reagon Irani: Do të kenë përgjigje shumë të ashpër, përtej rajonit

May 26, 2026
Zbardhet ngjarja e rëndë! Shqiptari u ekzekutua dhe u hodh në rezervuar, arrestohen 2 bashkëatdhetarë dhe një spanjolle

Kapet në Spanjë 49-vjeçari i shpallur në kërkim nga GJKKO për trafik droge e grup kriminal

May 26, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

May 26, 2026
FOTO / Takimi në Vatikan, Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

FOTO / Takimi në Vatikan, Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

May 26, 2026
Në prag të Kurban Bajramit, thirrja e kreut të KMSH-së: Të jemi më pranë njëri-tjetrit!

Në prag të Kurban Bajramit, thirrja e kreut të KMSH-së: Të jemi më pranë njëri-tjetrit!

May 26, 2026
Rama flet për “Corriere Della Sera”: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…

Rama flet për “Corriere Della Sera”: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…

May 26, 2026
Zgjedhjet paraprake në Kosovë/ 105 mijë votues me postë, më 6 qershor hapen përfaqësitë diplomatike

Zgjedhjet paraprake në Kosovë/ 105 mijë votues me postë, më 6 qershor hapen përfaqësitë diplomatike

May 26, 2026
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 100 dollarëve për fuçi

Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 100 dollarëve për fuçi

May 26, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

“Javë përvëluese, temperatura deri në 36 gradë”, meteorologia tregon kushtet atmosferike

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In