Policia italiane ka arrestuar tre persona me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Koka e grupit ishte Endrit Gjella, i cili e drejtonte bandën kriminale nga burgu.
Endrit Gjella ishte arrestuar për shfrytëzim prostitucioni që në prill të vitit të kaluar, por pavarësisht faktit se ishte në qeli, ai vazhdoi të koordinonte Dritan Tacon dhe Anxhela Avdirajn në rrjetin e trafikut nga Shqipëria në Itali.
Ata kalonin në mënyrë ilegale vajzat shqiptare në Itali dhe pas i shfrytëzonin si prostituta. Sipas policisë italiane dyshimet nisën për rastin e dy vajzave të mbërritura në Bari nga Shqipëria, që më pas çoi në zbulimin e grupit./a.ç