Një qytetar nga Kosova u arrestua në Merdare nga autoritetet e Serbisë. Tefik Mustafa, u arrestua me pretendimin se ka kryer krime lufte.
Lidhur me rastin ka folur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës. MPJD-ja thekson se Zyra Ndërlidhëse në Beograd, i ka njoftuar shtetet e QUINT-it.
“Gjithashtu do të paraqes kërkesë zyrtare autoriteteve serbe për të lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojë z. Tefik Mustafa, në mënyrë që shteti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës të njoftohet më konkretisht për trajtimin që po i bëhet z. Mustafa nga organet serbe”, thuhet në përgjigje.
“Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51”.
/a.r