• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari 41-vjeçar përdhunon adoleshenten, dëshmia tronditëse në gjykatë: Më shkatërrove jetën…!

by Java News
30/11/2021 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një adoleshente në Irlandë ka dëshmuar në gjykatë se si një shqiptar e përdhunoi në mes të natës. E reja ka thënë para gjykatës se 41-vjeçari e kishte ftuar në apartamentin e tij. “Më shkatërrove jetën”, ka thënë 19-vjeçarja. “Më vrave, më shndërrove në diçka që nuk e imagjinoja kurrë. Nuk kam jetuar prej asaj nate. Jam një e vdekur që eci për së gjalli”, është shprehur ajo.

Mediat ndërkombëtare nuk e kanë publikuar emrin e 41-vjeçarit shqiptar. Ai është shpallur fajtor nga gjykata për akuzën e përdhunimit dhe sulm seksual në vitin 2017. Asokohe vajza ishte 15-vjeçare. Një detektiv tha gjatë seancës dëgjimore se vajza kishte ikur nga shtëpia pas një sherri me familjen. Ajo po qëndronte në rrugë rreth orës 04:00 të mëngjesit “në të ftohtë dhe e frikësuar të shkonte në shtëpi”. Disa shoferë taksie i ndaluan pranë për ta ndihmuar, por ajo refuzoi të shkonte me ta.

Më pas, shqiptari iu afrua dhe e pyeti nëse donte që të shkonte në apartamentin e tij. Ai i premtoi që nuk do ta prekte. Vajza pranoi të shkonte në apartamentin ku po qëndronte përkohësisht. Ajo shkoi të flinte në shtrat me rroba veshur, por më vonë gjeti shqiptarin që pasi ia mbylli gojën me dorë, e përdhunoi. Vajza mundi të arratisej pasi shqiptari po bënte dush. Më pas, e reja ia tregoi gjithçka vëllezërve, të cilët shkuan në apartamentin e shqiptarit dhe e rrahën.

Autoritetet gjetën në apartament shenja gjaku të vajzës. 41-vjeçari pranoi se vajza kishte qëndruar tek ai atë natë, por mohoi se kishte kryer ndonjë marrëdhënie seksuale me të. Ai pretendoi se gjaku në çarçafë ishte për shkak të menstruacioneve. Shqiptari ndodhet në burg aktualisht dhe rrezikon deri në 15 vjet burg. Ai ka precedentë të mëparshëm penalë për shpërndarje droge. Shqiptari jetonte në Irlandë prej disa vitesh.

Vajza ka treguar se ka humbur motivimin nga sulmi seksual dhe nuk mund të kujdesej më për veten apo për të tjerët. “E kam të vështirë t’i besoj dikujt prej teje. Ja ku jam 4 vite më pas, e shkatërruar. Nuk do të mund t’i rifitoj këto vite”, tha ajo.  Dominic McGinn, avokati mbrojtës i shqiptarit, tha se klienti i tij nuk e pranon fajësinë. Ai dorëzoi disa dëshmi të familjarëve të shqiptarit dhe një raport për lirim me kusht pasi pretendon që klienti i tij nuk do të kryejë më akte të tilla.

Sipas tij, shqiptari ka punuar më parë si shef kuzhine dhe ka qenë një individ pozitiv. Seanca për dënimin e shqiptarit është caktuar më 8 Dhjetor./m.j

Next Post
“Ethet” e 11 dhjetorit/ Do të formojnë parti të re Berisha e Meta, nëse Basha s’largohet?!

“M’u ul në gjunjë duke qarë”/ Basha: Meta gënjen, s’ia kërkova unë anulimin e zgjedhjeve. Futja e tij në fushatë na shkatërroi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

November 11, 2026
Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

November 11, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In