• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

‘Shqiptarëve po ua dogje flamurin, të hidhen në fyt! Italianët? Blejnë tjetër’

by Java News
16/10/2015 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Itali kërkojnë të gjithë emra të mëdhenj, por jo të gjithë janë Guardiola. Unë sot kam një komb që më mbështet dhe do t’ju suprizojmë sërish”.

Kështu e nis intervistën Gianni De Biasi për të përditshmen italiane ‘La Repubblica’, përcjell Panorama Sport.

De Biasi, po kaloni momente të paharrueshme apo jo?

Viti 2015 ka qenë magjik. Në fillim nënshtetësia, më pas “honoris causa” dhe në fund titulli nderi i kombit, që te ne është i barasvlefshëm me “urdhrin e kavalierit”. Na priti Kryeministri dhe Presidenti i Republikës. Emrat tanë do të shkruhen në një pllakë të artë në stadiumin e ri që do të ndërtohet në Tiranë. Dhe pas gjithë këtyre vlerësimeve e kupton se ke mbi shpatulla një popull të tërë.

Është një fitore që vlen për të gjithë Shqipërinë?

Është një shembull për të rinjtë që mund të mësojnë të luftojnë me durim pa u stepur. Shqipëria është një vend që ka qenë tejet i izoluar dhe pjesëmarrja në Europian është edhe një formë integrimi në Perëndim. Kryeministri Rama tha se klasa politike duhet të mësojë të sillet si skuadra e ekipit kombëtar.

Cili është imazhi që të është fiksuar në kokë pas festimeve?

Gjatë rrugës shumë persona më përshëndesnin duke vendosur dorën në zemër dhe duke më thënë “respekt”. Më quajnë “profesori”. Mallëngjehem dhe kjo më jep një shtysë të jashtëzakonshme për të punuar.

Ju kishte ndodhur më parë një gjë e tillë?

Pak më parë i pata dërguar një mesazh Urbano Kairos, ish-presidenti tim te Torino. I thashë se situata po më dukej e njëjtë me atë kur mundëm Mantovën dhe ngjitëm Torinon në Serinë A në sezonin 2006. Por atje kisha mbi shpatulla vetëm tifozët e Torinos, ndërsa këtu një popull të tërë. Është ndjesi e bukur në fakt, sepse ka aq shumë shqiptarë nëpër Europë, saqë në çdo stadium ku luajmë, më duket sikur jemi në shtëpinë tonë.

Cili është objektivi i radhës në Europian?

Nëse do të kalonim grupin, atëherë do të ishte një hap i jashtëzakonshëm, por të mos e teprojmë me fantazinë. Më parë duhet të presim shortin dhe pastaj të flasim.

Në cilin aspekt ju është dashur të punonit më shumë gjatë këtyre viteve me skuadrën shqiptare?

Lojtarët shqiptarë kanë tendencën që, pasi kalojnë objektiva afatmesëm, të relaksohen… Në këtë mënyrë rrezikojnë që të mos arrijnë objektivin final. Por janë shumë të dedikuar dhe shumë patriotë: nëse djeg një flamur shqiptar, të hidhen përsipër. Nëse kjo ndodh në Itali, ne blejmë një tjetër…

Në fakt, ndeshjet me Serbinë ishin shumë të tensionuara…

Po, e vërtetë, por ndeshja e kthimit në Shqipëri shkoi për mrekulli. Mëkat që humbëm. Ishte kryendeshja e edicionit për ne. Por ishte thelbësore që të mos kishte trazira, dhe nuk pati. Ishim nën vëzhgimin e rreptë të UEFA-s dhe shqiptarët treguan se nuk mbajnë mëri dhe se e meritojnë që të hyjnë në Europë.

Keni kritikuar ata që ju tallnin kur morët një kombëtare, por tani ju jeni në festë…

Kur debutova me Kombëtaren në ndeshjen kundër Gjeorgjisë në vitin 2012, për të motivuar ekipin u shkrova një letër lojtarëve. U pata thënë se nëse do të më ndiqnin besnikërisht dhe nëse do të besonin shumë tek ëndrra e tyre, atëherë do të realizonin objektivin. Ishte çmenduri të mendoje se në një grup me Portugalinë, Serbinë dhe Danimarkën të mund të kualifikoheshe direkt, por ne ia dolëm. Kur letra u publikua, shikoja në Tv fytyra gjysmë të qeshura në debate televizive. Kam një memorie prej elefanti unë, nuk harroj kurrë…

A është një revansh i juaji ky edhe për ata që nuk patëm besim te ju në Itali?

Keqardhja ime e vetme është Udinese. Nuk kisha trajnuar një klub kurrë kaq afër shtëpisë, afro 80 km distancë, dhe nuk më kuptuan thuajse asnjëherë. Në Itali klubet e mëdha preferojnë një emër të madh, pavarësisht arritjeve, apo se sa kompetent është. Por nuk janë të gjithë Guardiola. Napoli për shembull ka bërë një zgjedhje të zgjuar me Sarrin, sepse ai është vërtet një artizan i futbollit.

Sa shqiptar ndiheni?

Nuk e kam mësuar kurrë gjuhën sepse është tejet e komplikuar. Alfabeti ka 36 shkronja dhe është një miks mes shqipes, turqishtes dhe serbishtes. Ndihem shqiptar në masën që më lejon të bëhem pjesë e rrethanave, në të cilën ndodhem dhe të jap më të mirën time. Nëse nuk përjetoj emocionet e duhura, nuk arrij të kem rezultate pozitive.

Si do ta festoni gjithë këtë arritje?

Nuk jam ndalur akoma. Sot kam një tjetër impenjim: një kurs komunikimi në Trieste. Nuk dua ta humb. Do të shkoj atje bashkë me gruan time, edhe pse jam i dërrmuar si një dardhë e qullët. Jam i dërrmuar, por i lumtur.

Next Post

Arrestohen tre shqiptarë në Zvicër, akuzohen për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In