• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shqiptarët zotër të drogës në Evropë, kontrollojnë pikat kyçe të trafikut”

by A R
08/11/2017 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët janë kthyer në zotër të trafikut të drogës në Holande dhe kontrollojnë portin më të madh në Europë. Shqetësimin për rritjen e kriminalitetit shqiptar në vendin e Bashkimit Evropian e ngre kryeprokurori i Roterdamit, Marc van Nimwegen. Në një intervistë për Vizion Plus ai thotë se rrjetet e organizuara kriminale të shqiptarëve kanë arritur të kontrollojnë pikat kyçe  në importimin e kokainës që nga burimi në Amerikën Latine duke furnizuar më pas vendet e Bashkimit Evropian.

“Më lejoni së pari tju them se Roterdami është një qytet multinacional dhe ne kemi një nga portet kryesore të Botës. Është një port gjigand me logjistikë të madhe dhe gjithashtu përdoret nga kriminelët për trafiqe ilegale. Kemi probleme të krimit multinacional me organizata kriminale nga e gjithë bota. Vitet e fundit kemi parë se disa rrjete fluide të kriminalitetit shqiptar kanë arritur të sigurojnë pozicion  shumë të fortë e rëndësishëm në portin e Roterdamit.

Fillimisht ata ishin në Blegjikë ne Antëerp dhe tashmë  kanë arritur një pozicion ekonomik të paligjshëm në portin e Roterdamit. Ata duket se janë të aftë të kontrollojnë pikat e tyre në importimin e kokainës nga Amerika e Jugut ne Roterdam dhe më pas nga Roterdami duke furnizuar Europën” – deklaroi Marc van Nimwegen, Prokuror i Përgjithshëm i Roterdamit, Holandë

Van Nimëegen shprehet se nga kontrolli i trafikut të lëndëve narkotike në Antwerp të Belgjikës tashmë trafikantët shqiptarë janë përqendruar në zonat me influencë ekonomike si portet, ku shqetësim është pastrimi i parave.

Trafikimi i lëndëve narkotike është një nga pikat ku ata fokusohen  dhe më pas pastrimi i parave . Grupet kriminale shqiptare arrijnë të mbledhin shumë para nëpërmjet trafikimit të drogave të forta dhe në fund të ditës ata duhet ti pastrojnë këto para, – u shpreh Prokurori.

Shqetësimin për kriminalitetin në rritje por dhe grupeve të strukturuara në trafikimin e qenieve njerëzore delegacioni i nivelit të lartë ia raportoi dhe autoriteteve shqiptare gjatë vizitës 4 ditore në vendin tonë.

“Ne gjithashtu kemi disa shqetësimë për rrjete të ndryshme të cilat krijojnë lehtësira në trafikimin e qënieve njerëzore. Të tilla grupe sigurojnë dokumenta të falsifikuara dhe fitojnë mjaft nëpërmjet tyre, i fusin njerëzit në kontenierë frigoriferikë duke i rrezikuar jetën.Këto janë arsyet e vizitës sonë në Shqipëri për të ndarë problemet tona dhe diskutuar me autoritetet Shqiptare. Ne e bëmë diçka të tillë. Gjithashtu jemi këtu për të parë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit tonë me organet ligjzbatuese” – tha zoti Van Nimwegen./a.m.

*Kryeprokurori i Roterdamit, Marc van Nimwegen

 

Next Post
BE: Për liberalizim të vizave, jo ndryshim kufiri me Malin e Zi

BE: Për liberalizim të vizave, jo ndryshim kufiri me Malin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com