• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptarët zhdukin rivalet e drogës në Britani, mediat: Shkojnë direkt në Amerikën Latine!

by Java News
23/09/2018 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mafia shqiptare ka marrë nën kontroll tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur “modelin Amazon”, sipas ekspertëve kriminalistikë atje. Ata marrin përfitimet maksimale duke ofruar produkte me cilësi të lartë në çmimin më të ulët të mundshëm.

Sipas ish-drejtuesit më të lartë kundër narkotikëve në Agjencinë Kombëtare të Krimeve (NCA), Tony Saggers, suksesi i mafiave nga Ballkani vjen pasi kanë ulur çmimin e kokainës me një të tretën në pesë vjet.

Në një konferencë, ai tha se shqiptarët kanë zhdukur rivalët për një arsye shumë të thjeshtë: Ata kanë krijuar marrëdhënie direkte në Amerikën Latine, rajoni ku prodhohet më së shumti kokaina në botë.

Një kilogram kokainë atje mund të blihet me 2.800 paund dhe pasi përzihet me substanca të tjera shitet në Britani për 60.000 paund.

“Shqiptarët kontrollojnë kokainën nga Amerika Latine deri në tregun tonë në Britani”, thotë Saggers.

Ish-drejtuesi i lartë në NCA shpjegoi në britaniken “The Sunday Times” se si shqiptarët shkuan në Britani dhe tashmë po dominojnë botën e nëndheshme.

“Kriza në Kosovë gjeneroi shumë lëvizje. Shumë kriminelë shqiptarë përfituan nga kjo dhe pretenduan se ishin kosovarë e lëvizën në Europë. Ata u vendosën, shpesh me identitete të ndryshme dhe me status qëndrimi. Të gjithë këtë e bënë për përfitim kriminal. Ata e panë mundësinë”, shprehet Saggers.

Sipas tij, ardhja nga një sistem komunist i përgatiti shqiptarët për një botë të egër. Në atë periudhë, thotë ai për britaniken, të kontrabandoje ishte një pjesë e rëndësishme e kulturës, çka i ka bërë trafikanë shumë të mirë.

“Ata kanë plan-aftagjatë për të arritur drejt suksesit. Janë pasuruar dalëngadalë. Tani dominojnë çmimet e tregjeve të drogës duke i shitur në çmimet më të ulëta. Nuk ndikojnë në pastërtinë e drogës dhe kanë vendosur baza në Europë. Të gjithë këtë e kanë bërë ngadalë, në mënyrë efiçente dhe të qëndrueshme”, tregon ai.

Çelësi i suksesit tek shqiptarët sipas Saggers është aftësia e tyre për të bërë ujdi personalisht me njerëz në Amerikën Latine. Ai thotë se çmimi i drogës rritet gradualisht që nga marrja në xhunglat kolumbiane, pastaj në portet e Amerikës Jugore, përmes oqeanti Atlantik, për në portet europiane të Antwerp dhe Rotterdam. Nga aty zbret dhe dërgohet për shitje në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar.

“Çdo fazë ka risk. Sa më shumë njerëz të jenë të përfshirë, aq më shumë rritet mundësia që njerëzit në zinxhirin e furnizimit të ekspozohen. Çmimi varet nga vendi që e ble drogën dhe nga pozicioni yt në zinxhirin furnizues. Trafikantët e sukseshëm janë ata që shkojnë drejt në Amerikën Latine dhe kontrollojnë të gjithë aktivitetin në Mbretërinë e Bashkuar”,tha Saggers.

Në përfundim Sagger tha për “The Sunday Times” se shqiptarët janë aq të sukesshëm saqë sistematikisht e kanë ulur çmimin nga 45 mijë paund në 30 mijë paund brenda këtyre 5 viteve të fundit.

Sipas studimeve, vitin e kaluar, britanikët kanë konsumuar 30 tonë drogë, më shumë se çdo vend tjetër europian./abc

a.c

Next Post
Nuk ndalet dhuna në familje, i riu godet me grushte nënën e tij

Pronat, 55-vjeçarja dhunohet barbarisht nga kunati dhe djemtë e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katari i paraqet Iranit një draft-marrëveshje për përfundimin e luftës me SHBA-në dhe Izraelin

Katari i paraqet Iranit një draft-marrëveshje për përfundimin e luftës me SHBA-në dhe Izraelin

October 28, 2026
Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë në Spanjë, detajet e para

Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë në Spanjë, detajet e para

October 28, 2026
Një program i mbushur me nacionalizëm: Gazeta gjermane kritikon ashpër fituesit e zgjedhjeve në Serbi

Një program i mbushur me nacionalizëm: Gazeta gjermane kritikon ashpër fituesit e zgjedhjeve në Serbi

October 28, 2026
Eisenkot, apel Netanjahut: Mos guxo të hapësh luftë si kryeministër i përkohshëm

Eisenkot, apel Netanjahut: Mos guxo të hapësh luftë si kryeministër i përkohshëm

October 28, 2026
Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

October 28, 2026
Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

October 28, 2026
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

Votuesit hispanikë kthehen kundër Trumpit: Na zhgënjeu, ishte gabim që e votuam

October 28, 2026
Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

October 28, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

Zgjedhjet 2027, Celibashi: Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In