• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptarët të pakujdesshëm, vetëm 34% e shoferëve vendosin rripin e sigurimit

by Java News
01/08/2018 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm 34 për qind e shqiptarëve përdorin rripin e sigurimit në makinë apo helmetë në rastet kur janë në motor.

Është kjo shifra shqetësuese që nënvizon mes të tjerash raporti i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, i publikuar në fund të korrikut.

Ky raport bën një rishikim të sigurisë rrugore për Shqipërinë. Në 87 faqe ky rishikim analizon situatën me rrugët, aksidentet, mbajtjen e statistikave, bashkëpunimin institucional duke propozuar në disa raste edhe zgjidhje alternative.

Raporti shpreh me shqetësim se Shqipëria mbetet larg objektivit të 2020 kur parashikon që përdorimi i rripit të sigurimit në mjete apo helmetave në kokë nga ana atyre që përdorin një motor, si mjet transporti, të jetë 80 për qind. Rritja vit pas viti, sipas raportit ka qenë graduale por me ritme shumë të ngadalta dhe nëse ruhet e njëjta tendencë edhe në vijim, gjasat janë që objektivi të mos arrihet edhe për një kohë të gjatë.

“Të dhënat e mundësuara nga baza për aksidentet nuk qartëson ndryshimin mes përdorimit të rripit të sigurimit dhe helmetave. Ato regjistrohen në një kategori në kohën kur ndodh një aksident rrugor.

Po kështu ato raportohen sërish bashkë kur bëhet raporti vjetor i sigurisë rrugore. Për vitin 2016 raporti nënvizon se përdorimi i vendeve të posaçme për fëmijët nuk monitorohet por besohet se është në nivele të ulëta.

Të dhënat tregojnë për një përmirësim të përdorimit të rripit të sigurimit dhe helmetave mes atyre që përfshihen në aksident. Përgjithësisht ka një ndërgjegjësim më të madh të përdorimit të rripit të sigurimit tek drejtuesit e mjetit (pasagjeret më pak)” thuhet në raport.

Raporti nënvizon se kostot për blerjen e një helmete apo të ulëseve të posaçme për fëmijët kanë një kosto relativisht të lartë dhe familjet që jetojnë në zona rurale mund të mos i përballojnë dot sidomos kur kanë më shumë se një fëmijë ndaj duhet të shihet mundësia për një subvencionim në këto raste.(monitor)

a.ç

Next Post
Veliaj: Minoranca e zhurmshme që saboton punët e qytetit, do na bashkohet

Veliaj: Minoranca e zhurmshme që saboton punët e qytetit, do na bashkohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, trondit motra e Xhuana Nikollit: E ndiqte gjithë kohës! U bë agresiv pas…

I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, trondit motra e Xhuana Nikollit: E ndiqte gjithë kohës! U bë agresiv pas…

May 19, 2026
“Çarmatosja, kusht për paqen në Lindjen e Mesme”, Bordi i Paqes i kërkon OKB-së të detyrojë Hamasin të heqë dorë nga armët

“Çarmatosja, kusht për paqen në Lindjen e Mesme”, Bordi i Paqes i kërkon OKB-së të detyrojë Hamasin të heqë dorë nga armët

May 19, 2026
Ndërtimi pa leje në Sarandë, Hita: E papranueshme që një punonjës policie të bëhet palë me shkelësit e ligjit

Ndërtimi pa leje në Sarandë, Hita: E papranueshme që një punonjës policie të bëhet palë me shkelësit e ligjit

May 19, 2026
Bamir Topi flet për emërimin e Ols Dados prokuror: Gara administrohej nga Ina Rama, për dekretin mua më vinte një…

Bamir Topi flet për emërimin e Ols Dados prokuror: Gara administrohej nga Ina Rama, për dekretin mua më vinte një…

May 19, 2026
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve tregtare

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve tregtare

May 19, 2026
“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

May 19, 2026
Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë? Shifrat e marsit, shqiptarët e Kosovës dominojnë turizmin mes dy vendeve

Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë? Shifrat e marsit, shqiptarët e Kosovës dominojnë turizmin mes dy vendeve

May 19, 2026
Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

May 19, 2026
Çamëria nuk falet

Hetim, hetim, hetim….

May 19, 2026
Trump lëshon ultimatum të ri: Irani ka vetëm 1 javë kohë dhe më pas do ta sulmojmë fort!

Trump lëshon ultimatum të ri: Irani ka vetëm 1 javë kohë dhe më pas do ta sulmojmë fort!

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In