• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët të lodhur nga martesat, mosha perfekte për të lidhur kurorë

by Java News
06/04/2017 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​Mosha mesatare e martesës për shqiptarët u rrit në 30.4 vjeç për meshkujt dhe 25.1 vjeç për femrat gjatë vitit 2016 ndërkohë që numri i vajzave të martuara në moshë të re ra ndjeshëm në krahasim me vitin 2015, bëhet e ditur nga statistikat e reja të publikuara nga Instituti i Statistikave.

Mosha mesatare e martesës së djemve u rrit nga 29.6 vjeç që qe më 2015 në 30.4 ndërsa mosha mesatare e martesës së vajzave u rrit nga 24.1 në 25.1. Mosha mesatare e martesës është rritur vazhdimisht që nga viti 1990, kur djemtë martoheshin mesatarisht në 27.3 vjeç ndërsa vajzat në 23 vjeç. Hendeku mes moshës mesatare të djemve dhe vajzave u zvogëlua lehtë në vitin 2016 në 5.3 vjet ndërsa pati shënuar kulmin në vitin 2009, kur dhëndurët ishin mesatarisht 6 vjet më të mëdhenj se sa nuset.

Në vitin 2016 u regjistruan 22,562 martesa, nga të cilat, rreth 3300 martesa i kishin nuset më pak se 19 vjeç ndërsa 179 martesa i kishin nuset më shumë se 50 vjeç. Numri i martesave në moshë të re ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 2007 p.sh, 29 e vajzave të martuara qe më pak se 19 vjeç ndërsa në vitin 2016 nën 18 vjeç qenë vetëm 15 për qind e vajzave. Shqipëria nuk e lejon martesën nën 18 vjeç me përjashtim të rasteve të rralla, kur leja për martesë jepet nga gjykatat për shkaqe të tilla si shtatzënia në moshë të re.

Nga djemtë, pati vetëm 88 raste kur dhëndri qe nën 19 vjeç. Pjesa më e madhe e martesave për vajzat kryhen nga mosha 20 deri në 30 vjeç ndërsa për djemtë nga mosha 25 deri në 34 vjeç. Lindjet në moshë të re pësuan gjithashtu rënie. Gjatë vitit 2016 pati më pak se 2 mijë lindje të kryera nga nëna që kishin më pak se 19 vjeç, ose 6 për qind e totalit të lindjeve. Kulmi në këtë tregues është shënuar në vitin 2008, kur 8.2 për qind e nënave kishte më pak se 19 vjeç. Situata në këtë drejtim është gjithsesi më keq nga sa ka qenë në fillim të viteve 1990. Në atë periudhë, më pak se 3 për qind e lindjeve i përkisnin nënave nën 19 vjeç.

INSTAT publikon gjithashtu edhe martesat sipas muajit të regjistrimit si dhe lindjet sipas muajit të lindjes. Në mënyrë josurprizuese, gushti rezulton muaji më i pëlqyer i martesave pasuar nga shtatori e tetori ndërsa qershori rezulton muaji më i papëlqyer për celebrime. Sa i përket lindjeve, shtatori rezultoi muaji me numrin më të madh të bebeve të sjella në jetë pasuar nga korriku e gushti. Shkurti e marsi qenë muajt me numrin më të vogël të lindjeve, shkruan Reporter.al.

Next Post
Presidenti i Filipineve: Do t’i vrisja drogaxhinjtë si Hitleri hebrenjtë

Presidenti filipinas urdhëron pushtimin e ishujve të diskutuar në Detin e Kinës Jugore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In