• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët të fiksuar pas celularit

by A R
06/09/2017 09:16
hands texting with mobile phones in cafe

hands texting with mobile phones in cafe

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interneti është kthyer në një pjesë të pandashme të ditës për shumicën prej nesh. Rrjetet sociale, puna dhe arsye e të tjera na bëjnë që të kalojmë orë të tëra duke klikuar. Shumica duket se preferojnë që këtë ta bëjnë nga celulari i tyre.

Të dhënat e gjeneruara nga Numëruesi i Statistikave, një platformë online ndërkombëtare, që në bazë të përpunimit të të dhënave nxjerr edhe tendencat, tregon se të paktën 51.47 për qind e shqiptarëve preferojnë që të lundrojnë në internet përmes celularit, raporton Monitor.

Këtu përfshihen orët totale të kaluara online në një faqe të caktuar dhe mjeti nga bëhet aksesimi. Në këtë pjesë nuk përjashtohen as klikimet për shkak të punës. Kjo tregon se deri diku celulari po zëvendëson edhe kompjuterin e zyrës për çështje pune.

Gjithsesi kompjuteri tradicional desktop nuk e ka humbur magjinë e tij.

Të paktën 45.95 për qind pjesës së orëve të kaluara online bëhen përmes kompjuterit.

Më pak i përdorur duket se mbetet tableti, një version i mesëm mes kompjuterit dhe celularit por që në shumë raste evitohet për shkak se është një kosto shtesë dhe jo gjithkush mund ta përballojë.

Vetëm 2.5% pjesës së orëve të kaluara online nga ana e qytetarëve bëhet përmes këtij mjeti.

Statistikat e përpunuara i përkasin një periudhë 12 mujore nga gushti 2016 deri në gusht 2017.

Numëruesi i Statistikave është një platformë ndërkombëtare që ofron kundrejt pagesës të dhëna për bizneset e interesuara që duan të dinë se cilat janë rrjetet sociale nga vijnë më shumë klikime, ku kalohet koha më e madhe online si dhe cilat janë markat dhe sistemet që preferohen në treg.

Të gjitha këto u shërbejnë bizneseve për të rritur fokusin se ku duhet të reklamojnë më shumë, dhe ku duhet të kanalizojnë shpenzimet e tyre të marketingut të dedikuara për këtë pjesë./a.m.

Next Post
Plagosja e trefishtë në Shkodër, identifikohet autori, policia gjen mjetin e tij të braktisur

"Deja Vu", policia zbardh dy ngjarje të vjetra me eksploziv, prangoset 41-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In