• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat

by Java News
02/11/2021 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sigurimet në pronë përbëjnë gjithsej rreth 12.8% të primeve totale të sigurimit në Shqipëri, në rritje të lehtë nga niveli prej 11.4% i një viti më parë.

Tregu i sigurimit të pronës shfaqet më i përqendruar krahasuar me mesataren e tregut të sigurimeve. Të dhënat e AMF tregojnë se tre kompani sigurimesh zotërojnë rreth 78% të primeve totale të shkruara bruto nga ky produkt. Megjithatë, pjesa e tre kompanive më të mëdha ka pësuar një rënie krahasuar me një vit më parë, kur së bashku zotëronin mbi 82% të tregut. Kompania më e madhe në treg, Sigal, për 9 muajt e parë të vitit zotëronte rreth 40.9% të primeve të shkruara bruto, afërsisht në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. E dyta renditet Albsig, që mban 26.8% të tregut, në rënie nga niveli prej 29% i vitit të kaluar. Vijon Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group me 10.5%, edhe kjo në rënie nga niveli prej 11.8% i një viti më parë. Kompanitë e tjera, të marra së bashku zotërojnë vetëm rreth 22% të tregut për këtë produkt, megjithëse pjesa e tyre është rritur me katër pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Sigurimi i pronës është një produkt ligjërisht vullnetar, megjithëse pjesa më e madhe e kontratave lidhen me kreditë bankare, çka e bën faktikisht një produkt të detyrueshëm. Si rregull, bankat i ofrojnë huamarrësit mundësinë e zgjedhjes së kompanisë ku dëshiron ta sigurojë pronën që vendos si kolateral për kredinë. Megjithatë, duke qenë se për këtë produkt agjent shitjeje janë kryesisht bankat, një ndikim mund të kenë edhe komisionet e ofruara nga secila kompani. Kjo mund t’i bëjë bankat që t’i orientojnë klientët drejt atyre siguruesve që ofrojnë komisionet më të larta për to. Fakti që tregu ka një shkallë të lartë përqendrimi në pak kompani mund të shpjegohet edhe me marrëdhënien që ato kanë arritur të vendosin me bankat tregtare.

Mbështetur në të dhënat e AMF, deri tani në Shqipëri rezultojnë gjithsej rreth 38 mijë prona të siguruara. Megjithëse numri i kontratave të sigurimit është rritur me 11% krahasuar me një vit më parë, përdorimi i këtij produkti sigurimi nga shqiptarët ngelet në nivele të ulëta dhe i lidhur kryesisht me sigurimin e kolateraleve për kreditë bankare. As tërmeti i rëndë i nëntorit të vitit 2019 nuk ka sjellë një “shkundje” të mirëfilltë lidhur me rrezikun e dëmtimeve në pronë nga fatkeqësitë natyrore. Pas tërmetit, qeveria shqiptare u shfaq e orientuar për ta bërë sigurimin e pronës të detyrueshëm, nëpërmjet ngritjes së një skeme të posaçme që do të administrohej nga një kompani publike, sipas modelit që aplikohet në Turqi. Por, drafti i përgatitur nga AMF për këtë qëllim duket se është harruar sërish sirtarëve dhe qeveria deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë nismë ligjore për këtë qëllim./Monitor

Next Post
Rama nis ditën me pamje nga rruga e Arbrit: Hapet në datë 29

Rama nis ditën me pamje nga rruga e Arbrit: Hapet në datë 29

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri estonez: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE. Talini dhe Tirana drejt linjave direkte ajrore

Kryeministri estonez: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE. Talini dhe Tirana drejt linjave direkte ajrore

May 15, 2026
“S’kemi simpati për Putinin”, Rama fton novatorët estonezë: Hidhini sytë nga Shqipëria! Jemi aleatë të natyrshëm…

“S’kemi simpati për Putinin”, Rama fton novatorët estonezë: Hidhini sytë nga Shqipëria! Jemi aleatë të natyrshëm…

May 15, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, cilat janë shenjat më të favorizuara

May 15, 2026
PS e PD drejt konsensusit, gjejnë ‘gjuhën’ edhe për rregulloren e Kuvendit

PS e PD drejt konsensusit, gjejnë ‘gjuhën’ edhe për rregulloren e Kuvendit

May 15, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Bordi ul lehtë çmimet e karburanteve, ja sa do të tregtohen sot nafta dhe benzina

May 15, 2026
Dyshohet si pjesëtar i grupit kriminal në fushën e narkotikëve, ndalohet shtetasi në kërkim

Dyshohet si pjesëtar i grupit kriminal në fushën e narkotikëve, ndalohet shtetasi në kërkim

May 15, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Republika brenda republikës

May 15, 2026
Plagosi me armë zjarri “Guccin” e TikTok-ut, pranga 23-vjeçarit

Plagosi me armë zjarri “Guccin” e TikTok-ut, pranga 23-vjeçarit

May 15, 2026
VIDEO | Avioni “ngulet” në çatinë e një banese, dy të vdekur në SHBA

VIDEO | Avioni “ngulet” në çatinë e një banese, dy të vdekur në SHBA

May 15, 2026
Rënia e Shteteve të Bashkuara është kurthi i vërtetë

Rënia e Shteteve të Bashkuara është kurthi i vërtetë

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In