• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët shpenzojnë 50 % të të ardhurave për ushqimet, ja çmimet krahasuar me vendet e BE

by A R
06/09/2017 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurostat ka publikuar të dhënat relative mbi çmimet e produkteve kryesore të shportës në vendet e Bashkimit Europian, të cilat janë përpunuar nga Il Sole 24 Ore.

Duke mbajtur 100 nivelin mesatar të çmimit  të një produkti në Europë, bëhet krahasimi, që vjen i shprehur si ndryshim në përqindje, me vendet e tjera.

Çmimet për ushqimet bazë në Shqipëri, si buka, qumështi, mishi, frutat dhe perimet, vajit, pijeve alkoolike dhe jo alkoolike, në krahasim me mesataren europiane janë  më të lira. Buka kushton 36.6% më lirë në Shqipëri, 44.5% më lirë në Maqedoni dhe 47.2% në Rumani.

Për sa i përket mishit, Shqipëria renditet e dyta pas Polonisë për çmime më të ulëta krahasuar me mesataren europiane të çmimeve. Mishi kushton mesatarisht 46.4% më lirë në Shqipëri se në vendet e BE-së.

Për sa i përket vajit, çmimet në Shqipëri nuk ndryshojnë shumë nga mesatarja e Europës. Vaji në Shqipëri kushton vetëm 3.8% më lirë. Ndërsa në Maqedoni 34.2%.

Edhe bulmeti (qumësht, djathë dhe vezë) shqiptarëve iu kushton po aq sa europianëve, me një diferencë prej vetëm 0.1%.

Frutat dhe perimet janë më të lira se në BE, por 26% më të shtrenjta se vendi fqinj Maqedonia.

Shpenzimet për ushqimet bazë zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një familje në Shqipëri, me gati 50%.

Ku mund të blini më lirë

Mishin dhe qumështin në Poloni, bukën në Rumani, peshq dhe fruta në Maqedoni. Nëse do të mundeshim që të zgjidhnim dhe të zhvendoseshim sa herë të bënim Pazar, këtu ia vlen që të bësh blerjet. Megjithatë, po flasim për çmimet dhe jo për cilësinë. Mesazhi është që në këto vende mund të blesh produktet kryesore të shportës më lirë se mesatarja e Europës.

Nga të dhënat e Maqedonisë vaji kushton 34.2% më lirë se sa mesatarja e shteteve Europiane. Për sa i përket mishit, Polonia ka çmimet më të lira, rreth 46.6, buka në Rumani kushton rreth 47.2% më lirë se pjesa tjetër e kontinentit.

Çmimet në raport me standardin e jetesës

Në vendet skandinave dhe në Zvicër çmimet janë shumë herë më lart se mesatarja e Bashkimit Europian.

Buka, mishi, bulmeti, frutat dhe perimet, pra ushqimet e shportës bazë kushtojnë më shumë se dy herë më shtrenjtë se sa mesatarja e Europës.

Ndërsa vendet e Lindjes, ish-Jugosllavia, përfshirë edhe Shqipërinë, çmimet e ulëta janë nën nivelin e mesatares së kontinentit./monitor/a.m.

Next Post
U përdhunua nga babai, 15-vjeçarja ikën nga banesa

Cërrik, 23-vjeçari merr në makinë dhe përdhunon të miturën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com