• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët shpenzojnë 14 mln euro në 9 muaj për sigurimin e udhëtimeve jashtë vendit

by Java News
02/11/2022 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e turizmit të shqiptarëve jashtë vendit këtë vit po sjell të ardhura më të larta edhe për kompanitë e sigurimeve. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për nëntë muajt e parë të këtij viti shqiptarët kanë shpenzuar 1.36 miliardë lekë ose 11.6 milionë euro për të siguruar mjetet e tyre për udhëtime jashtë vendit me produktin e detyrueshëm të Kartonit Jeshil. Krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar, primet e shkruara bruto për këtë produkt janë rritur me 41.3%.

Kartoni Jeshil apo Çertifikata Ndërkombëtare e Sigurimit Motorik mbulon të gjitha përgjegjësitë civile (dëmet materiale dhe shëndetësore), që mund të shkaktohen nga përdorimi i mjetit motorik jashtë vendit. Çdo drejtues i një mjeti me targa shqiptare duhet të pajiset detyrimisht me një policë sigurimi Karton Jeshil kur udhëton jashtë Shqipërisë.

Rritje me përmasa të ngjashme po shënon edhe një tjetër produkt i lidhur pothuajse ekskluzivisht me udhëtimet jashtë vendit, sigurimi i aksidenteve. Sipas statistikave të AMF, primet e shkruara bruto në këtë produkt arritën në 285 milionë lekë ose 2.4 milionë euro, në rritje me 38.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Polica e sigurimit nga aksidentet kërkohet përgjithësisht për udhëtimet në vendet e zonës Schengen.

Megjithëse nuk klasifikohet ligjërisht si i detyrueshëm, faktikisht ky është një ndër shumë produktet e sigurimit që shqiptarët janë të detyruar t’i blejnë, për shkak se janë pjesë e dokumentacionit të kërkuara nga autoritetet kufitare.

Po të mbledhim primet e Kartonit Jeshil dhe Sigurimit të Aksidenteve, mund të llogaritet se shqiptarët kanë shpenzuar rreth 15.6 milionë euro për sigurime të lidhura me udhëtime jashtë vendit gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti.

Të dhënat e INSAT treguan se për 9-mujorin 2022 u regjistruan gjithsej 4.39 milionë dalje të shtetasve shqiptarë jashtë kufijve të vendit. Numri i daljeve u rrit me 36.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e fortë e turizmit hyrës dhe dalës gjatë këtij viti është një ndër faktorët kryesorë që po mbështet rritjen e tregut të sigurimeve në vend. Sipas të dhënave të AMF-së, për 9-mujorin 2022 primet e shkruara bruto u rritën me 9.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nëse turizmi dalës ka rritur të ardhurat nga kartoni jeshil dhe sigurimi i aksidenteve, edhe turizmi hyrës ka dhënë efekte pozitive në produkte të veçanta, si polica e sigurimit kufitar të mjeteve apo sigurimi KASKO i mjeteve tokësore. Primet e shkruara bruto nga policat e sigurimit kufitar u rritën me 12.2% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa primet e shkruara bruto nga sigurimi KASKO u rritën me 15.5%. Në sigurimin KASKO, një rol të rëndësishëm luan biznesi i makinave me qira, edhe ky i lidhur ngushtë me turizmin hyrës./Monitor

Next Post
Arabia Saudit informon SHBA-të: Irani po përgatitet për të na sulmuar

Arabia Saudit informon SHBA-të: Irani po përgatitet për të na sulmuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

February 5, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Ofruan para në këmbim të votës/ Gjykata i shpall fajtorë, por asnjëri nuk përfundon në burg

February 5, 2026
GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

February 5, 2026
Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

February 5, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

February 5, 2026
Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

February 5, 2026
Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

February 5, 2026
Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

February 5, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In