• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Shqiptarët protestojnë para ambasadës serbe në Uashington

by Java News
01/05/2019 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mbijetuar të dhunës në Kosovë dhe familjarë të viktimave, si edhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, mbajtën dje pasdite një protestë të planifikuar para ambasadës serbe në Uashington, ku kërkuan drejtësi për krimet e kohës së luftës.

E mbijetuara e dhunës seksuale nga forcat serbe Vasfije Krasniqi Goodman, e cila dëshmoi të martën paradite në Kongresin amerikan, tha se ishte shumë e rëndësishme që zëri i tyre u dëgjua dhe se shpreson që përmes angazhimit të Kongresit amerikan, të çohet drejtësia në vend.

“Është një punë që është dashur të hapej edhe më herët. Pak me vonesë, por më mire vonë se hiç dhe unë e kam kauzën me luftu për drejtësi dhe me thy stigmën jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë botën, ku kanë ndodhur dhunime gjatë luftrave”.

Ajo e pranon se për të nuk ishte e lehtë të protestonte para ambasadës së Serbisë.

“Por kjo është me u tregu atyre se ne nuk ndalemi para se drejtësia të shkojë në vend dhe këta me i pranu krimet që kanë kryer, me kërku falje për krimet dhe me i dënu kriminelët. Kështu që ndihem krenare që jam para ambasadës serbe, me i tregu këtyre që ne shqiptarët duam drejtësi. Jo hakmarrje, por drejtësi”, thotë ajo.

Anëtari i Këshillit bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, që sapo është kthyer nga Kosova, ishte një prej protagonistëve të protestës.

“Sot është një ditë që mbas 20 vjetëve të kujtohen gabimet, dëmi që ka ndodhur në Kosovë. 20 mijë femra janë përdhunuar, 13 mijë vetë kanë vdekur, 1620 janë zhdukur. Kemi filluar një lobim të fortë, të vazhdueshëm që me u vu presion Serbisë që kriminelat e luftës të paraqiten para gjykatës, që t’i gjykojmë ne. Zoti ka me i gjyku në jetën tjetër”, tha ai.

Ilir Bytyqi, që edhe në Kongres foli për domosdoshmërinë e vënies para përgjegjësisë të fajtorëve, tha në protestë se Serbia duhet të arrestojë shkaktarët e këtyre krimeve.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, dy vetë nga personeli i ambasadës së Serbisë në Uashington thanë për Shërbimin Shqip se protesta “nuk do të thotë asgjë”. “Është një vend demokratik dhe gjithkush mund të protestojë,” thanë ata./ VOA

Next Post
Vrasja e dyfishtë në Laç, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët

"S'deshëm t'i vrasim", pendohen vrasësit e dyfishtë në Laç, sherri për një foto në FB!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In