• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët paguajnë rregullisht kreditë, huatë e papaguara në kohë ranë në mars në nivelin më të ulët në 16 vjet

by Java News
10/05/2024 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët po vijojnë të paguajnë rregullisht këstet e tyre të kredive. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vetëm 4.64 për qind e totalit të huave të marra në banka nuk ishin paguar në kohë. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2008, duke vijuar kështu ecurinë pozitive që nuk u prish as gjatë periudhës së pandemisë apo kultit të krizës së çmimeve.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se portofoli total i kredisë së dhënë nga 11 bankat tregtare në vend ishte 763.2 miliardë lekë. Nga kjo shumë, 35.2 miliardë ishin hua të papaguara në kohë.

Rënia e treguesit në nivelin më të ulët në 16 vjet ka ardhur sa nga shlyerja në mënyrë të rregullt e kredive të vjetra, aq edhe nga zgjerimi i huave të reja. Qytetarët kryesisht për të blerë shtëpi dhe sipërmarrësit për të hapur biznese të reja… morën 30.1 miliardë lekë kredi në mars. Kjo shumë ishte 2.1 miliardë apo 7.5 për qind më e lartë se një vit më parë.

Në këtë ecuri pozitive, ndikim të rëndësishëm ka pasur veçanërisht shlyerja e huave për blerje të banesave. Kjo në një kohë që kredia e re për këtë qëllim po shënon vetëm rritje. Në tre muajt e parë të vitit qytetarët shqiptarë morën gjithsej 9.9 miliardë lekë hua, mbi 6 miliardë lekë prej të cilave për blerje banesash.

Ekspertë të ekonomisë parashikojë se kjo ecuri do të vijojë për aq kohës a bankat do të mbajnë të shtrënguara kushtet e dhënies së kredive./a2

Next Post
“Më i preferuari është Ledioni…”/ Miri i “West Side Family” zbulon emrat e finalistëve të BBV3!

“Më i preferuari është Ledioni…”/ Miri i “West Side Family” zbulon emrat e finalistëve të BBV3!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com