• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët pa vula në pasaporta: Nga 10 Nëntori në Schengen me shenja gishtash dhe fotografim në kufi

by A R
22/08/2024 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët dhe shtetasit nga vendet që nuk janë pjesë e zonës Schengen duke nisur nga data 10 Nëntor e këtij viti nuk do të marrin më vula hyrje apo dalëse në pikat kufitare të shteteve anëtare të BE-së.

Duke nisur prej kësaj date vulat në pasaportat fizike do të zëvendësohen me regjistrimin në mënyrë dixhitale që do t`ju bëhet të dhënave të udhëtarëve sa herë që ata hyjnë dhe të dalin nga kufijtë e jashtëm të Schengenit, për të siguruar që ata të mos qëndrojnë në zonën Schengen për më shumë se nëntëdhjetë ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Udhëtarëve do t’u kërkohet të paraqesin gjurmët e gishtave dhe do t’u realizohet skanimi biometrik i fytyrës në kalimin e tyre të parë. Ky informacion do të regjistrohet në një skedar dixhital.

Në kalimet e mëvonshme do të jetë e mundur të hyni më shpejt në kufijtë e zonës Schengen pasi policët kufitarë që menaxhojnë këtë sistem do të kërkojnë vetëm një skanim të pasaportës biometrike në një nga pikat elektronike të vetë-shërbimit nëse ekzistojnë në atë pikë kufitare për të përputhur dokumentin e identitetit me të dhënat biometrike të regjistruara.

Nëse të dhënat biometrike refuzohen nga sistemi elektronik në kufi, udhëtarit do t’i mohohet hyrja në territorin e vendeve evropiane. Rregullat e reja do të kërkojnë që qytetarët jo-BE të regjistrohen në internet përpara se të udhëtojnë pa pagesë.

Vënia në funksionim e këtij sistemi kontrolli të identiteteve është pjesë e masave që synojnë ta bëjnë më të vështirë hyrjen e kriminelëve apo terroristëve në BE me pasaporta false. Ky sistem duhej të ishte funksional që në vitin 2022.

“Ne do të dimë saktësisht se kush hyn në zonën Schengen me një pasaportë të huaj. Ne do të dimë nëse njerëzit qëndrojnë shumë gjatë, duke luftuar migrimin e parregullt. Dhe sistemi i hyrjes/daljes do ta bëjë më të vështirë për kriminelët, terroristët apo spiunët rusë përdorimin e pasaportave false, falë identifikimit biometrik: fotot dhe gjurmët e gishtërinjve. Do të ketë një paralajmërim të menjëhershëm: ky person nuk është ai që thotë se është”, tha Ylva Johansson.

Shumë ekspertë kanë shprehur shqetësimin se kontrollet biometrike të identitetit do të sjellin në radhë të gjata në kufij.

Ky zhvillim është i ndarë nga lançimi i ardhshëm i Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), i cili do të fillojë të funksionojë në vitin 2025 pas disa vitesh vonesë.

Ky sistem i ri do të kërkojë që vizitorët nga vendet jo Schengen të aplikojnë për autorizim përpara udhëtimit në 29 vende evropiane dhe të paguajnë një tarifë prej shtatë Euro një herë në tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës suaj.

Udhëtarët nën 18 ose mbi 70 vjeç do të përjashtohen nga detyrimi për t’u regjistruar në këtë sistem. Shumica e aplikimeve do të miratohen brenda pak minutash, por disa vendime mund të zgjasin nga 48 deri në 72 orë.

/a.r

Next Post
Aksidenti tragjik me “jet ski” në Velipojë, gjykata lë në burg italianin Di Tella

Aksidenti tragjik me “jet ski” në Velipojë, gjykata lë në burg italianin Di Tella

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com