• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët nuk janë një popull inferior

by Moikom Zeqo
04/10/2017 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Moikom Zeqo

Shqiptarët janë një popull i vjetër indoevropian. Janë një popull me intelekt, pa dyshim me një histori ku ka shumë motive problematike dhe ekzistenciale por një popull që gjithmonë e ka dashur lirinë, kulturën, miqësinë me popujt e tjerë dhe nuk ka pranuar asnjëherë që të bjerë në kompleksin e një “sado-mazohizmi”, apo të një “vetëviktimizimi të mjerë” , që do të ishte një lloj vetëvrasje rituale. Krejt e pakuptimtë, po që s’do të ndodhë kurrë. Asnjëherë!

Nuk di se ç’ndodh kështu në Shqipëri po të gjykojmë nga produktet surreale të tregut mediatik. S’di pse Shqipëria është mbushur plot me pseudodebate. Një gjë e tillë qe pseudodebati për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Aq më tepër që u bë në rrafshin e një banaliteti të neveritshëm apo dhe të klientelizmit të ideologjive antishqiptare, apo dhe të krijimit pa asnjë kuptim të arketipeve të vjetra shekullore për të përçarë shqiptarët për të mohuar identitetin kombëtar etj. Është e habitshme se si këto pseudodebate bëhen shpesh ose nga Lapsus Calami, Lapsus Linguae, Lapsus Memoriae, domethënë nga ndonjë  Gabim i Shkrimit, Gabim i Gjuhës, apo Gabim i Memories. Njerëz diletantë për shkak të një ekzibicionizmi turren, bëjnë zhurmë, duke mëtuar të jenë protagonistë, ndërkohë që mbeten përherë figurantë. Dhe të tillë kanë për të mbetur përherë. U arrit deri atje në këto pseudodebate sa të thuhet, e zezë mbi të bardhë se shqiptarët janë një popull më i prapambetur kulturalisht se grekët dhe serbët dhe se të jesh shqiptar është gati një gjë fatale, në kuptimin e të tërë posibilitetit të së keqes dhe të fatit të mbrapshtë.

Si mund të arrihet deri këtu? Si mundet që loja e sëmurë e fantazisë të prezantohet si një e vërtetë iluzive? Si mundet që shembujt sinkronë të historisë shqiptare të sulmohen me një urrejtje kaq të skajshme? Është e vërtetë se ekziston një proverb latin që thotë: Aliena melis vident homines et dijudicant quam sua – që do të thotë: Njerëzit gjërat e të tjerëve i shohin më mirë se sa të vetat. Por ama njerëzit normalë gjërat e tyre i shikojnë po aq drejt. Shqiptarët janë një popull me identitet të caktuar. Shqiptarët nuk kanë një identitet të shpikur. Shqiptarët janë një popull me një histori të gjatë të kulturës së tyre.
Shqiptarët janë populli i qytetërimit iliro shqiptar, i spikatshëm dhe i dallueshëm edhe nga popujt e tjerë që kanë natyrshëm identitetet e tyre. Ç’është kjo teori që të kujton gati teoritë racore të hitlerizmit në shekullin XX për popuj gjoja superiorë dhe popuj inferiorë, për popuj kulturalisht më të lartë dhe popuj kulturalisht më të ulët, për të rënë në teza të tilla vulgare, tejet simpliste dhe aspak shkencore? A kanë popujt prapambetje edhe tani në shekullin XXI? Pa dyshim që tërë popujt e botës kanë edhe prapambetjet e tyre. Jo vetëm shqiptarët por edhe grekët, edhe serbët, edhe francezët, edhe gjermanët, edhe amerikanët, edhe kinezët, edhe rusët, edhe arabët, edhe afrikanët. Por në të gjitha dokumentat e të Drejtave Universale të Njeriut popujt janë përherë të barabartë.

Janë identitete me kredenciale të përcaktuara ku nuk lejohen pozita të ndërvarshme nga njëri-tjetri as përcaktime antropologjike racore për gjoja popujt elitarë dhe popujt jo elitarë. Lexoni ju lutem vetëm Klod Levy Strosin, gjeniun e antropologjisë botërore se ç’thotë për popujt dhe klasifikimin e tyre. Secili nga ne mund t’i gjykojë. Secili nga ne ka aftësinë e të menduarit.  Njerëzit e paditur nuk mund të flasin për diturinë.

Njerëzit e prapambetur kulturalisht nuk mund të thonë ide kulturore të drejta.

Është koha të themi se dashuria për atdheun nuk është një ide arkaike që hidhet tej si një rrobë e vjetruar dhe e pisët.  Që në periudhat antike flitej Amor patriae – Dashurinë për atdheun. Nuk hamendësoj se Naim Frashëri në kohën e tij ku gjendja e Shqipërisë qe vërtet e tmerrshme i shkroi kot vargjet e paharrueshme: Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar. Zemrën ti ma gatove, plot me dëshirë e me zjarr. Është pikërisht ky Naim Frashër i madh që tha vargun konceptual se “Dielli lind nga perëndon”.

Shqiptarët janë një popull i vjetër indoevropian.  Janë një popull me intelekt, pa dyshim me një histori ku ka shumë motive problematike dhe ekzistenciale por një popull që gjithmonë e ka dashur lirinë, kulturën, miqësinë me popujt e tjerë dhe nuk ka pranuar asnjëherë që të bjerë në kompleksin e një “sado-mazohizmi”, apo të një “vetëviktimizimi të mjerë” , që do të ishte një lloj vetëvrasje rituale. Krejt e pakuptimtë, po që s’do të ndodhë kurrë. Asnjëherë!

Next Post
VLORE/ Gjendet një trup i pajetë në plazhin e Zvërnecit

VLORE/ Gjendet një trup i pajetë në plazhin e Zvërnecit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In