• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët në Suedi çohen kundër Handkes, fjalët prekëse të poetit: Sot dua të jem nga Srebrenica

by A R
11/12/2019 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptar Oseku, poet dhe anëtar i rrjetit suedezo-shqiptar ka mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm në manifestimin kundër vendimit të akademisë suedeze për të nderuar me çmimin Nobel shkrimtarin Peter Handke, i cili mohon gjenocidin e ndodhur në Ballkan nga Serbia.

Kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve Nobel u bojkotua nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, por ceremonia u bojkotua edhe nga Christina Doctare, një mjeke dhe autore që mori Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1988 si anëtare e Forcave Paqësore të OKB-së, e që e ktheu këtë njohje prestigjioze në shenjë proteste ndaj Çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke.

Ambasadori i Turqisë në Suedi kishte thënë se nuk do të merrte pjesë në ceremoninë e çmimeve Nobel për shkak të çmimit për Handke, i cili mohon gjenocidin e ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjatë viteve 1992-1995.

Ndërkaq, poeti shqiptaro-suedez Shqiptar Oseku kishte dhënë një mesazh prekës në manifestimin që u mbajt në Suedi. Në këtë fjalim Oseku vë në pah edhe masakrat e bëra në Kosovë nga Serbia.

FJALA E PLOTË

Une quhem Shqiptar Oseku, jam poet dhe vi nga Rrjeti Suedezo-Shqiptar. Nuk kam ardhur vetem, jam me ambasadoren e Kosoves, me ambasadorin e Shqiperise, e ambasadoret e Bosnjes, te Kroacise, te Turqise, qe refuzuan te hane buke e turp sonte. Ata zgjodhen sonte me mire te rrine me ne, ndaj ne u themi faleminderit.

Nje falenderim edhe per organizatoret e ketij takimi, qe na mundesuan t’i dalim zot te vertetes sone, te vdekurve e te gjalleve tane.

Une vi nga Gjakova, nje qytet ne kufi me Shqiperine qe pesoi Bosnjen e vet me 1999. Rruget e qytetit tim ishin si ato te Bosnjes. Burra e gra te vrare, dhunime, femije e pleq te masakruar.

Por sonte ketu nuk dua te jem vec shqiptar. Sonte dua te jem edhe boshnjak. Dua te jem nga Sarajeva. Dua te jem nga Srebrenica. Nga Tuzlla. Nga Foca. Nga Jajce. Nga Bijelina. Nga Gorazhde. Sonte dua te jem nga cdo pellembe e asaj Bosnje qe e mbyten ne gjak kriminelet te cilet i justifikon Peter Handke.

Sonte jam edhe suedez, pse jam qytetar suedez tash sa dekada. Jam ketu me vajzën time qe ka lindur ne Suedi. Dhe si suedez dua te them atë qe duhej ta thonte akademia suedeze sonte, sikur te mos ishte e mbytur ne relativizem moral. Dua te them se me vjen turp, sa turp.

Dhe dua te ju them te gjitheve na falni: na falni qe ju prekem plaget. Ju falemnderit!.

Next Post
Ndërtuesi: S’kam unë faj që m’u shemb pallati, fajin e ka Zoti!

Ndërtuesi: S'kam unë faj që m'u shemb pallati, fajin e ka Zoti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com