• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, nga bashkëhartues në tabelë projektimesh të padrejta

by S T
28/04/2025 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, Maqedonia e Veriut ndodhet në një udhëkryq ku shumëçka duket e qetë në sipërfaqe, por shumëçka lëviz nën të. Në këto rrethana, vetëm ata që dinë ta lexojnë këtë qetësi jo si paqe, por si sfidë, mund të ndërtojnë politika që qëndrojnë përtej të përditshmes. Shqiptarët janë ndër ata që mund ta bëjnë këtë – nëse zgjedhin të jenë faktor i qëndrueshmërisë dhe jo thjesht pjesë e ekuilibrave të përkohshëm

 Nga Prof.dr. Skender ASANI

 Koha, si gjithmonë, është një aktor i heshtur, por thellësisht i drejtë. Ajo nuk mbështet asnjë agjendë dhe nuk jep paralajmërime për vendimet që dikush duhet t’i marrë sot për të mos paguar çmime nesër. Në shoqëri të ndjeshme si Maqedonia e Veriut, ku pluralizmi etnik është pasuri por edhe provë e vazhdueshme pjekurie, kjo heshtje e kohës mund të bëhet gjykim i ashpër për ata që nuk arrijnë të kuptojnë drejt drejtimin e saj.

Në një sfond ku zhvillimet globale kërkojnë pozicionime të qarta, dhe rajoni më shumë se kurrë ka nevojë për vlera të përbashkëta, fragmentimi politik i brendshëm mbetet një luks i padurueshëm. Për vendet që nuk e kanë ende të konsoliduar arkitekturën e tyre të brendshme demokratike, mungesa e një vizioni gjithëpërfshirës nuk është vetëm dobësi taktike – është një rrezik strategjik.

Në këtë mozaik politik, shqiptarët nuk janë më thjesht një “pjesë integrale e sistemit”. Ata janë një shtyllë që ndihmon në ekuilibrimin e gjithë ndërtesës. Por kjo shtyllë nuk mund të qëndrojë fort nëse e përbëjnë pjesë që lëvizin në drejtime të ndryshme. Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët nuk kanë luksin të jenë spektatorë të një loje politike që shpesh zhvillohet pa ta, por në emër të tyre.

Fatkeqësisht, në vend që të vlerësohet investimi historik i shqiptarëve në ndërtimin e një shoqërie stabile dhe funksionale, në disa raste, kjo pjesëmarrje po devalvohet përmes një narrative të rrezikshme që tenton t’i paraqesë ata si faktor destabiliteti. Po abuzohet me deatomizimin e politikës shqiptare – një dukuri që mund të jetë pjesë e një pluralizmi të brendshëm, por që sot po përdoret për të fragmentuar imazhin e përfaqësimit dhe për të delegjitimuar kontributin e shqiptarëve në procese shtetformuese.

Kjo qasje është jo vetëm e padrejtë, por edhe kontraproduktive për vetë shtetin. Në vend që të shfrytëzohej angazhimi i kahershëm i shqiptarëve për stabilitet, për respektimin e identitetit shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe për mbështetjen e proceseve integruese evropiane, po tentohet të ndërtohet një skemë e re faji politik që nuk i ndihmon askujt. Shqiptarët e kanë dëshmuar për dekada se janë faktor lojal dhe shtetformues, dhe në këto momente historike, duhej të vlerësohej ky kontribut – jo të zëvendësohej me aludime që shtrembërojnë të vërtetën.

Ka një moment kur politika ndalon së qeni garë për pozicione dhe fillon të bëhet përgjegjësi për drejtimin. Ky moment ka ardhur. Dallimi midis një përfaqësimi simbolik dhe një bashkëhartimi real të së ardhmes qëndron në thellësinë e reflektimit dhe guximin për të thënë të vërtetën – edhe kur ajo nuk është e lehtë për t’u dëgjuar.

Të jesh pjesë e një qeverisjeje nuk është njëherësh të jesh pjesë e një zgjidhjeje. Zgjidhja fillon kur ajo përfaqësim politik arrin të krijojë platforma të përbashkëta, që nuk mbyllen brenda cikleve zgjedhore, por ndërtojnë urë për vizion kombëtar dhe shtetformues. Përndryshe, roli shndërrohet në statist, ndërkohë që vendimmarrja e vërtetë kalon diku tjetër – e padukshme, por shumë reale.

Nëse Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 do të ishte trajtuar me seriozitetin dhe përkushtimin që meritonte, sot, pas më shumë se dy dekadash, diskutimi ynë do të duhej të përqendrohej në avancimin e saj përmes mekanizmave të diskriminimit pozitiv dhe thellimit të barazisë substanciale. Fatkeqësisht, mospërmbushja e afateve të parapara, mungesa e vizionit politik dhe neglizhimi i natyrës së saj si një bazë identitare dhe shtyllë e stabilitetit shtetëror, krijuan hapësirë që kjo marrëveshje të degradojë në një mjet të instrumentalizuar për interesa të përkohshme politike. Në vend që të shërbente si një platformë për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror, ajo u banalizua dhe shpeshherë u keqpërdor për arritje të pushtetit, duke e zhveshur gradualisht nga përmbajtja e saj themelore. Përgjegjësia për këtë devijim i takon të gjitha hallkave të politikbërjes që nga viti 2001 e deri më sot, të cilët, me veprime ose mosveprime, kontribuuan në një rrjedhë të pasigurtë, të shoqëruar me tensione ndëretnike dhe ndërfetare që, në vend të kapërcimit, janë thelluar. Shembujt më të fundit, si shfuqizimi i mekanizmave të balancimit dhe ndërhyrjet në arkitekturën e gjuhës, nuk janë veçse sinjale shqetësuese të një trajektore që, nëse nuk reflektohet me mençuri, rrezikon të godasë vetë themelet e stabilitetit shtetëror dhe të mbyllë horizontet e perspektivës së përbashkët. Është imperative që Marrëveshja e Ohrit të trajtohet jo si një kapitull i mbyllur, por si një proces i gjallë dhe i domosdoshëm për bashkëjetesën, përndryshe pasojat e kësaj moskujdesjeje do të rëndojnë mbi të ardhmen e përbashkët të shtetit.

Nëse politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut vazhdon të operojë në logjikën e ndarjes së të njëjtit segment, ajo rrezikon të humbasë mundësinë për të ndikuar në ndërtimin e një shteti ku barazia nuk vjen si kompromis, por si parim. Bashkëhartimi i së ardhmes, në këtë kuptim, nuk është thjesht një ideal – është një përgjegjësi që matet në aftësinë për të bashkërenduar zëra, për të qartësuar qëllime dhe për të mos harruar se koha ecën, por nuk kthehet.

Sot, Maqedonia e Veriut ndodhet në një udhëkryq ku shumëçka duket e qetë në sipërfaqe, por shumëçka lëviz nën të. Në këto rrethana, vetëm ata që dinë ta lexojnë këtë qetësi jo si paqe, por si sfidë, mund të ndërtojnë politika që qëndrojnë përtej të përditshmes. Shqiptarët janë ndër ata që mund ta bëjnë këtë – nëse zgjedhin të jenë faktor i qëndrueshmërisë dhe jo thjesht pjesë e ekuilibrave të përkohshëm.

Sepse historia nuk e ka zakon të presë ata që vonohen.

Shkup, 28 prill 2025

 

Next Post
“Klevis a e integron Rama, Shqipërinë në BE?”/ Kryeministri shpërndan postimin ironik ndaj Balliut

"Klevis a e integron Rama, Shqipërinë në BE?"/ Kryeministri shpërndan postimin ironik ndaj Balliut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes dy pronarëve të lokaleve në Korçë, një i plagosur me thikë

Sherr mes dy pronarëve të lokaleve në Korçë, një i plagosur me thikë

April 24, 2026
VIDEO / Forcat Speciale në aksion, Rama publikon pamjet e stërvitjes së elitës së ushtrisë shqiptare

VIDEO / Forcat Speciale në aksion, Rama publikon pamjet e stërvitjes së elitës së ushtrisë shqiptare

April 24, 2026
“Përçarje në Teheran”, reagon Irani: Trillime amerikane, jemi të bashkuar

“Përçarje në Teheran”, reagon Irani: Trillime amerikane, jemi të bashkuar

April 24, 2026
Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

April 24, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten lehtë temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten lehtë temperaturat

April 24, 2026
Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

April 24, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Përplasja SHBA-Iran në Hormuz çon çmimin e naftës në 106 dollarë për fuçi

April 24, 2026
Telefonata që shtoi misterin/ Anxhela Shurdha pa adresë, familja mes ankthit dhe dyshimeve

Telefonata që shtoi misterin/ Anxhela Shurdha pa adresë, familja mes ankthit dhe dyshimeve

April 24, 2026
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për integrimin në BE dhe investimet

Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për integrimin në BE dhe investimet

April 23, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In