• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët ndër popujt më materialistë në botë

by A R
05/09/2017 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur bëhet fjalë për zemërgjerësi, shqiptarët nuk kanë me çfarë të mburren. Ndër 139 vende të botës, renditen vetëm të 95-tët,  tregon një studim i fundit i fondacionit CAF, ndër më prestigjiozët në botë për çështjet që lidhen me bamirësinë.

Pavarësisht se lë shumë për të dëshiruar në renditjen globale, Shqipëria ka bërë hapa përpara në krahasim me vetveten, po të shohim renditjen në indeksin e zemërgjerësisë së një viti më parë. Atëherë, Shqipëria mbante vendin e 105-të.

Vetë studimi nuk e llogarit këtë si një përmirësim, për shkak të ndryshimit të përllogaritjes.

Një tjetër rekord negativ është ai në krahasim me rajonin.

Një vit më parë, Shqipëria rezultonte vendi më zemërgjerë në rajon pas Kosovës, ndërkohë që sot lë pas vetëm Serbinë dhe Malin e Zi, në vendin e 132-të dhe 110-të respektivisht. Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina kanë parakaluar ndjeshëm Shqipërinë në këtë renditje.

Këto dy të fundit ndërkohë rezultojnë si dy vendet me përmirësimin më të madh në renditje.

Indikatori përllogaritet mbi bazën e tre nënindikatorëve të tjerë, ndihma çfarëdo ndaj një të panjohuri, bamirësia në vlera monetare si dhe koha e dedikuar ndaj vullnetarizmit.

Në këtë të fundit, Shqipëria është ndër vendet e fundit në botë, e 118-ta.

Kur bëhet fjalë për dhurimin e parave, Shqipëria performon bindshëm më mirë, duke u renditur e 62-ta në botë, nga vendi i 85-të i një viti më parë. Sa i përket ndihmës ndaj një të panjohuri, vendi ynë është i 96-ti në botë.

Në terma të përgjithshëm, studimi prestigjioz evidenton se, shqiptarët njohin si zemërgjerësi vetëm ndihmën monetare, ndërkohë që nuk janë të prirur aspak ndaj vullnetarizmit apo çfarëdolloj ndihme tjetër që nuk përkthehet në para./Scan/a.m.

Next Post
FOTOT/ Humbet gishtërinjtë e dorës, por i zëvendëson me të këmbës

FOTOT/ Humbet gishtërinjtë e dorës, por i zëvendëson me të këmbës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com