• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptarët ndalohen se shëtisnin qentë pa maska në Holandë, por rezultonin vrasës

by Aalison Pearse Stevens
17/08/2016 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Të dënuar nga drejtësia italiane me 30 vite burg me akuzën e vrasjes, e të shpallur në kërkim prej 2015, 2 shtetas shqiptarë janë ndaluar ndërsa shëtisnin të qetë në rrugët e Roterdamit. Të ndaluar nga policia holandeze me shkakun banal se kishin nxjerrë në shëtitje qentë e tyre pa maskën e detyrueshme mbrojtëse, dy shtetasit shqiptarë, nga verifikimet e rastit rezultuan në kërkim ndërkombëtar. Policia italiane informon se janë arrestuar në Roterdam Redion Rakipaj, 27 vjec, e Naim Vargo, 35 vjec, të akuzuar për vrasjen në Itali të shtetasit maroken Said Wahdoud, 24 vjeç në natën e 12 janarit 2015.

Ndaj tyre ekziston një urdhër arrestimi ndërkombëtar dhe dënimi i drejtësisë italiane me 30 vite burg.

Sipas akuzës, 2 shtetasit shqiptarë të arrestuar në Roterdam, së bashku me shqiptarët e tjerë Bojken Zeqo, 28 vjec, Izmir Krasniqi, 25 vjeç e Ogert Rakipaj, kanë rrahur me dhunë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit maroken Said Wahdoud, si dhe kanë dhunuar mikun e tij Mohamed Es Soukti. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Torinos në zonën Lucento. Motivi i kësaj vrasje ka qenë për shkak se dy shtetasit marokenë kanë shqetësuar një grup prostitutash, mikesha të shqiptarëve.

Në natën e krimit, policia italiane ka arrestuar dhe Ogert Rakipaj, i dënuar tashmë me 16 vjet burg si bashkëpunëtor i kësaj vrasje, si dhe shqiptarin Klevis Gropa, 28 vjec, por ky i fundit është lënë i lire, pasi u rrëzua akuza e vrasjes. Menjëherë pas krimit, Redion Rakipaj, Naim Vargo, Bojken Zeqo e Izmir Krasniqi mendohej se janë larguar drejt Shqipërisë.

Por një natë më parë, policia holandeze i ka arrestuar ndërsa shëtisnin në rrugët e Roterdamit. Arsye e ndalimit të tyre nga ana e policisë holandeze ka qenë banale për shkak se po shëtisnin qentë e tyre pa maskat e detyrueshme mbrojtëse. Pas verifikimit të identitetit të tyre, u zbulua se dy ndaj dy shqiptarëve ekzistonte një urdhër kërkimi ndërkombëtar. Pak muja më parë avokatët e tyre Ëilmer Perga e Davide Diana kanë prezantuar pranë autoriteteve italiane kërkesën për apelimin e dënimit.

ma.me

Next Post

Zbulohet “doktor vdekja”, vrau dhe varrosi në oborr 6 njerëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In