• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqiptarët model i suksesshëm biznesi në Greqi”, Gjiknuri: Eksportuesi më i madh i…

by A R
01/10/2022 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Kokonozi nga Prrenjasi është një nga shembujt e suksesshëm të emigrantëve shqiptarë që falë punës dhe sakrificës kanë mundur të ndërtojnë një nga bizneset më të suksesshme në Greqi. Në një postim në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar historinë e Ilirit i cili ka investuar 10 mln euro në ndërmarrjen e tij që shtrihet në 10 000 m katror dhe që sot është eksportuesi më i madh i shumë kulturave në Greqi. Drejtuesi politik i qarkut Elbasan Damian Gjiknuri deklaron se e ftoi Ilirin që të ngrejë një biznes të ngjashëm dhe në vendlindjen e tij në Prrenjas.

“Janë mbi 10 milion euro investime. Është eksportuesi më i madh i shumë kulturave që mbillen këtu. Kemi biseduar që shumë shpejt ky të bëjë një gjë të ngjashme, kuptohet me përmasa më të vogla, edhe në vendlindjen e tij në Prrenjas. Unë bashkë me kryetarin e Bashkisë e ftojmë atë, dhe do të bëjmë gjithçka, në mënyrë që të jetë një shembull dhe që suksesi i shqiptarëve në botë të kthehet në përfitim për Shqipërinë.Unë i uroj suksese Ilirit që na bën krenar të gjithëve”, theksoi Gjiknuri.

Gjatë vizitës së tij në vendin fqinj, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan bashkë me kryetarët e Bashkive të Qarkut Elbasan u takua me zv.presidentin e Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë, z. Kristos Janakaqis.

Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se gjatë bashkëbisedimit me z.Kristos Janakaqis, u dakordësua për rritjen e bashkëpunimit me bashkitë e qarkut Elbasan në drejtim të zhvillimit të ekonomisë bujqësore dhe gjetjen e tregjeve për produktet.

“Pranova me kënaqësi ftesën e Këshillit Drejtues të Unionit Kombëtar të Koperativave Bujqësore të Greqisë për të diskutuar nga afër alternativat e bashkëpunimit me bashkitë e Qarkut të Elbasanit. Pata rastin të shoh nga afër edhe strukturën e këtij organizimi dhe proceset e ndryshme të grumbullimit të produkteve bujqësore. Gjatë bashkëbisedimit me z.Kristos Janakaqis në Veria të Qarkut të Imathisë, zona më e madhe bujqësore e Greqisë, u dakordësuam për vendosjen e një linje ndërveprimi mes Unionit dhe bashkive tona me synim shkëmbimin e eksperiencës por edhe bashkëpunimin në drejtim të zhvillimit të ekonomisë bujqësore dhe gjetjen e tregjeve për produktet shqiptare. Falenderova zv.Presidentin e Unionit z.Janakaqis për ftesën ashtu sikurse bashkëatdhetaren tonë Armida Plangarica e cila përveçse e angazhuar në këtë strukturë mbetet një mbështetëse e shtetasve shqiptar që punojnë në këtë sektor”, nënvizon Gjiknuri.

/a.r

Next Post
E rëndë në Tiranë/ Familjarët e gjejnë të pajetë 39-vjeçarin

Dyshimet/ Gjendet pa shenja jete në banesë 54-vjeçarja në Vaqarr, detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
“Zjarri në Peshtan me rrezikshmëri të lartë”, deputeti i PD thirrje për ndërhyrje të menjëhershme

“Zjarri në Peshtan me rrezikshmëri të lartë”, deputeti i PD thirrje për ndërhyrje të menjëhershme

August 13, 2026
Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

Shoqatat e Transportit paralajmëruan reduktim të flotës, reagon Administrata Tatimore

August 13, 2026
Skandali Ranucci, modeli i profetit të rremë që shkëlqen dhe në Shqipëri

Skandali Ranucci, modeli i profetit të rremë që shkëlqen dhe në Shqipëri

August 13, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

August 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Shteti modern është një kontratë me qytetarin, jo një marrëveshje me të

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com