• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptarët kërkojnë azil në Evropë, në vendin tonë vijnë nga Siria dhe Iraku…

by A R
24/01/2018 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur shqiptarët prej disa vitesh, me një kulmim në vitin 2015, i janë drejtuar shteteve europiane për të kërkuar azil, për ironi ka edhe një rritje të dukshme të kërkesave nga te huajt për azil në Shqipëri. Shifra në vetvete ndoshta nuk përcjell këtë ide, por rritja me 126%, gjithsesi nuk është se mund të kalojë pa rënë në sy. Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për të huajt dhe azilkërkuesit në Shqipëri për vitin 2016, ku bien në sy një sërë tendencash.

“Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, rezultojnë 240 persona në 2016, shifër kjo e cila ka shënuar rritje me 126%, krahasuar me 2015. Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, në Shqipëri kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Siria, rreth 130 azilkërkues dhe ato me origjinë nga Afganistani, rreth 60 azilkërkues për 2016. Në 2016, vihet re një rritje e numrit të azilkërkuesve nga Afganistani dhe Iraku” thuhet në raportin e INSTAT.

Të huaj në Shqipëri
“Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2016, përbën rreth 0,4% të popullsisë rezidente. Gjatë 2016, numri i të huajve rezidentë përbëhet nga 8.324 meshkuj dhe 4.195 femra. Meshkujt zënë rreth 66% në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

Të huajt sipas vendit të origjinës në 2016, kryesohen nga vendet e Europës, të cilët zënë 66,5% të të huajve gjithsej. Të huajt me origjinë nga Europa janë 8.324, duke shënuar një rritje me 10,1%, krahasuar me 2015. Të huajt me origjinë nga Azia janë 3.244, duke shënuar një rritje me 89,6%, krahasuar me 2015. Të huajt me origjinë nga Afrika, Amerika dhe Oqeania janë 951, duke pësuar një rënie me 26,2%, krahasuar me 2015” vlerëson INSTAT.

Po kështu, referuar arsyes së dhënë nga të huajt në vitin 2016 ata që aplikojnë për leje qëndrimi për punësim zënë 50,0% të të huajve gjithsej, ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar me 22,2%, aplikimet për qëllime humanitare me 19,1%, aplikimet për studime me 5,2% dhe aplikime për arsye të tjera me 3,4 %. /Monitor/a.m.

Next Post
Kanadaja kundër SHBA, mban ambasadën në Tel Aviv

Trump u tërhoq nga Partneriteti Tregtar i Paqësorit, Trudeau: Gati marrëveshja e re pa SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In