• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët kanë vetëm një Kombëtare!

by Rudina Xhunga
22/08/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Unë nuk jam tifoze futbolli dhe  këtë dua ta them qysh në krye të  shkrimit, për të mos u keqkuptuar nga tifozët. Por e kam mbajtur zemrën në dorë, kur luante Kombëtarja në Beograd dhe kam qarë si fëmijë, kur fëmijët poshtë pallatit brohorisnin “Shqipëri, Shqipëri”, për golin e Kombëtares në Kampionatin Evropian.

Tani që po flitet për largime te djemve nga Kosova drejt Kombëtares së tyre, ndihem e prekur, pse nuk do mund të përjetoj më emocione të ngjashme. Sepse tani, mbase do të jemi dy skuadra, por jo dot, dy Kombëtare. Kombëtarja është e Kombit dhe Kombi nuk kuptohet pa Kosovën.

Kombëtare janë Tifozët Kuq e Zinj dhe ata nuk arrij t’i shoh, tek lënë shpirtin në një klithmë tifozërie për  Kombëtaren e Shqipërisë. Dhe nuk di a mund të ndiqet një ndeshje pa tifozët e Kosovës? Ne u kthyem në imazh të Kampionatit Evropian pikërisht se ishim bashkë,  se kishim tifozërinë më të bukur kuq e zi.

Nuk kam mëri ndaj djemve që do të ikin, madje i kuptoj, ata mezi pritën ditën të jenë të pavarur, por të pavarura nga Serbia jo nga Shqipëria. Çfarë do të thotë të pavarësohesh nga vetja? Ai stadium që do të ribëhet, te ish Qemal Stafa, pa çunat nga Kosova, do të ketë kulla, por jo lojtare, do të ketë luks, por jo zemër, as zemërim për një gol që nuk bëhet dot.  Ai stadium do të jetë bosh pa ju çuna, që sollët bashkimin e shqiptarëve.

Kombëtarja është bashkimi ynë real, i natyrshëm. Kombëtarja është prova se vetëm bashkë bëjmë të pamundurën te mundur. Unë nuk besoj te fuqia e mbinatyrshme e lidershipit, e De Biazit, në këtë rast, por besoj te forca e bashkimit. Bashkë bëmë histori.

Kemi qenë bashkë vetëm në Kombëtare dhe vetëm aty shkëlqyem. Sepse një trupi që i mungon një dore, një këmbë, një sy, një vesh, nuk është më një trup, por një gjysmëtrup,i paralizuar, i parealizuar. Bashkë bëjmë trupin që mund të lëvizë dhe malin.

As qe e mendoj se mund t’ia dalim veç e veç, është e pamundur, irracionale. Nëse e prishim Kombëtaren, do t’i rikthehemi punëve tona bërë lokalisht, provincialisht, që nuk kanë treg, që nuk kanë sukses, që nuk kane duk. Vetëm nuk mund të shkëlqejë asnjë prej nesh, vetëm i prishim punë njëri tjetrit dhe të tërës, e vrasim atë që lindi të na bëjë të lumtur qoftë edhe në 90 minuta ndeshje.

Në mund të mësonim prej kësaj mundësie të rrallë bashkimi që solli shkëlqim, duhet  ta merrnim shembull dhe ta përdornim eksperiencën prej saj, në arsim, biznes, turizëm. Shifrat me të cilat mburren Ministritë e Turizmit ne Shqipëri, janë thjesht hyrje -dalje ne shumicë të shqiptarëve të Kosovës. Ata popullojnë plazhet tona, restorantet tona, ata janë turizmi ynë, kosovarët që vijnë  me pushime, si në shtëpi, në shtëpinë buzë detit.

 Trafiku i verës që të mban peng në rrugët tona të pambaruara, është për shkak të tyre që mësyjnë bregdetin nga Rruga e Kombit. Kur i sheh bashkë dy policitë nga Kukës në Lezhë, kupton se kemi mësuar prej tyre të mos parakalojmë në trafik, të mos dalim para tjetrit, siç e kemi zakon ne të Shqipërisë. Krahasoni Morinën me Qafë Thanën, dhe e kuptoni ndryshimin. Çdo përfitim, çdo euro e hyre në vere, është për shkak të Kosovës.

Nuk me ka ndodhur të ulem në një plazh dhe të mos kem afër dikë nga Kosova apo diaspora e saj në botë. E kam plot e -malin me urime kosovaresh që kanë shkuar në vendet e panjohura të Shqipërisë së bukur që kam treguar në Vizion Plus dhe më falënderojnë, apo çojnë foto si nga Rehova këtë verë. Javën e shkuar më erdhi një letër e 30  kosovarëve që jetojnë në Suedi e Finlandë dhe kanë blerë shtëpi të dytë ne Sarandë. Ata më rreshtonin gjithë propozimet e tyre, si do të donin të zhvillohej Saranda dhe për çfarë ndërhyrjesh kishte nevojë urgjentisht, që të kthehej nga një qytet vere, në Mbretëreshën e Arbërve.

Kur shoh pallatet e Vlorës nga Lungomare te Plazhi i vjetër e deri në hyrje të qytetit, të gjitha bosh e të pashitura, më vjen t’i them Kryetarit të Bashkisë; po mirë e bëtë qytetar nderi Rexhep Qosjen, po si nuk i dhuroni një shtëpi, të kalojë verën në Vlorë?

Bëjeni me disa personalitete të Kosovës, se bashkë me ta do të vijë besimi  që në Vlorë mund të bësh pushime e të blesh shtëpi, për të kaluar dy muaj vere e shumë fundjava dimri,  se Vlora ka vend për gjithë Kosovën. Besimi do t’i mbushe pallatet e Vlorës. Do t’i mbushë me kosovare, që do të ndryshojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetit, do të sjellin bukën e Gjakovës dhe djathin e Sharrit dhe do te ndajnë bashkë mishin e Labërisë, do i shndërrojnë  fshatrat e Lumit  të Vlorës, (që tani i ka marrë lumi) në destinacionet magjepse të verës që vjen.

Unë besoj aq fort te fuqia e bashkimit  me Kosovën në një treg, sa te asnjë politikë dhe politikan. Besoj se vetëm bashkë mund të bëjmë trupin që ecën vetë, tregun që prodhon portokalle në Xarrë dhe i shet në Prishtine, djathin në Këlcyrë dhe e shet në Vushtri, domatet e shalqinj në Lushnje që i shet në Prizren.

Mandej Kosova do të sjellë gjithë ç’nuk mundemi ne të bëjmë këtu, dhe ka sa të duash, që ata e bëjnë më mirë, por kam nevojë për  Enver Robellin të tregojë pjesën tjetër. Sepse Valbona është plot, ka ardhur koha të shkojmë edhe në Brezovicë, ka ardhur koha të njohim Rugovën,  te njohim më mirë të bukurën që na ndan, sepse ajo do të na bashkojë. Jo patriotizmi, por përfitimi. Do të përfitojmë të gjithë nga bashkimi. Do të jemi më të pavarur, sepse do jemi më të mirëqenë.

Nuk na pavarëson ndarja nga vetvetja, por njohja e vetvetes. Bashkimi do te na pavarësojë nga varfëria, nga pasiviteti, nga inferioriteti, nga adhurimi ndaj të huajit. Se nuk njohim dhe duam veten, ndaj i bëjmë duva barit të fqinjit, që nuk është më i gjelbër, por është më i madh, ndaj dhe më i pasur.

 Ne do të bëhemi shumë shpejt të tillë. Kur të bëhemi një trup, një treg, do të bëhemi më të mëdhenj, më të pasur, do të heqim dorë nga lufta e patateve dhe të bëjmë Kombëtaren tonë të Biznesit, Kombëtaren tonë të Letrave, Kombëtaren tonë të Diplomacisë. E ndërsa kemi rrugë përpara,  të paktën kemi mundur të krijojmë Kombëtaren tonë të yjeve të Futbollit. Si mund ta prishim këtë themel, mbi të cilin do të ngremë Pallatin e Ëndrrës sonë Mbarëkombëtare?’/ dritare.net

Next Post
Tarta të kripura me salcë kërpudhash dhe proshutë pule

Tarta të kripura me salcë kërpudhash dhe proshutë pule

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE duhet të jetë proces i bazuar në merita

Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE duhet të jetë proces i bazuar në merita

April 27, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Studentët si matës të kontratës kushtetuese

April 27, 2026
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran

Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran

April 27, 2026
Çmimet e bagazheve dhe vendeve rriten| Truket e linjave ajrore për të paguar karburantin

Çmimet e bagazheve dhe vendeve rriten| Truket e linjave ajrore për të paguar karburantin

April 27, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Puna e SPAK-ut gjatë vitit 2025, Klodian Braho raporton sot para KLP-së

April 27, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla, cilat janë shenjat e favorizuara

April 27, 2026
Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, fokusi tek integrimi në BE

Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, fokusi tek integrimi në BE

April 27, 2026
Emrat/ Të gjithë ‘tradhëtarët’ e Ilir Metës që kanë ‘mëkatuar’ me partinë

A do e takojë Ilir Metën-Monika Kryemadhi? Flet avokati Kujtim Cakrani

April 27, 2026
Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave

Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave

April 27, 2026
Pallati Buckingham: Vizita e Mbretit Charles në SHBA do të realizohet sipas planit

Pallati Buckingham: Vizita e Mbretit Charles në SHBA do të realizohet sipas planit

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In