• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqiptarët janë etni europiane

by
30/06/2015 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Oliver Jens Schmitt/ 

Në rastin e Noel Malcolm-it unë bazohem në librin e tij të sapobotuar «Agents of Empire», në të cilin Malcolm nuk ndërmerr asgjë të vogël, përveç se të shkruajë një histori evropiane me shembullin e familjes shqiptare-katolike Bruni/Bruti nga Ulqini.

Historia shqiptare është histori Ballkani, është histori evropiane – kjo mund të merrej si moto në lidhje me këtë libër në gjysmën e dytë të shekullit 16: Anëtarë të kësaj familjeje luftonin në poste të larta në betejën e Lepantit (1571), shërbenin në Urdhrin e Johanitëve, fusnin me intriga në Stamboll princër të Moldavisë dhe fitonin atje pasuri; ata ishin po ashtu edhe farefis me rrethe shqiptare-myslimane në Stamboll dhe merreshin me politikë të madhe.

Një histori familjeje mes Maltës dhe Avignonit, Stambollit dhe Lashit, një histori spanjollësh, venecianësh dhe osmanësh, pas të cilëve gjendeshin shqiptarë katolikë dhe myslimanë – ku një prej tyre hartoi në italisht përshkrimin më të vjetër të Shqipërisë. Shqiptarët shfaqen si etni evropiane në perandori të ndryshme dhe mes tyre, gjithmonë besnikë ndaj zotërinjve të tyre, por pa harruar prejardhjen e tyre. Nga farefisnia e largët e kësaj familjeje rridhte Veziri i Madh Sinan Pasha, i cili njihet edhe këtu për vakëfin e tij sidomos në Kaçanik.

Sinani në Stamboll udhëhiqte grupin që mund të quhet lobi shqiptar-osman; rivalët e tij ishin myslimanët serbo-boshnjakë rreth Sokoloviqit. Se sa vlente gjuha u pa qartë kur Sinani u ndie i fyer nga Dubrovniku, sepse vezirëve të mëdhenj dhe personaliteteve të tjera stokavishtfolëse (dialekt i gjuhëve sllave, vër e red.) iu bënë më shumë peshqeshe, ndërsa Sinani shqiptar kishte përshtypjen se nuk u nderua sa duhet – gjë që dubrovnikasit e korrigjuan shpejt. Malcolm përdor burime dhe bibliografi në të gjitha gjuhët evropiane, dmth. edhe në të gjitha gjuhët e Ballkanit dhe historia e tij mbi Brunit apo Brutit tregon se as historia shqiptare as e Ballkanit nuk mund të shkruhen si histori e mbyllur.

Kush do të shkruajë një histori të tillë, duhet t’i përballojë burimet në gjuhët italisht, spanjisht, gjermanisht, frëngjisht, anglisht, osmanisht, sllavishte kishtare, greqisht dhe rumanisht dhe paleografinë përkatëse dhe të punojë në Venedik, Romë, Simancas, Dubrovnik, Vjenë, Innsbruck, Stamboll, Paris dhe Londër. Ai duhet të dijë të lexojë shqip, bullgarisht, serbisht, rusisht – shkurt ai duhet të jetë një intelektual evropian i vërtetë. Dhe këtu qëndrojnë fascinimi dhe njëkohësisht edhe sfida e ballkanologjisë: merr një në dukje fenomen të vogël, lokal dhe rajonal, dhe menjëherë gjendesh në ndërlidhje të mëdha, evropiane dhe mesdhetare, pavarësisht se a e bën si historian, apo si gjuhëtar apo si arkeolog.

Çfarë na tregojnë këta shembuj?

Ata na mësojnë se duhet menduar bashkë gjërat të cilave u përket të jenë bashkë; se shkenca moderne nuk ndan aty, ku ekziston diçka e rritur organike; se ne nuk e përcaktojmë shkencën sipas kompetencave tona, por e kundërta i përvetësojmë ato kompetenca që na duhen për një objekt kompleks si Ballkani si hapësirë kulturore.

Një figurë tjetër shqiptare e sqaron këtë kompleksitet për kohën e re, një figure që në Kosovë me të drejtë shihet si simbol i rëndësishëm: Hasan Prishtina.

Për ta kuptuar atë si figurë historike, duhet si për Brutin/Brunin nga Ulqini, një këndvështrim mbarë-evropian, studime nga Ankaraja deri në Londër, nga Roma deri në Moskë, zotërim i të gjitha gjuhëve evropiane dhe njohuri nga të gjitha arkivat.

Hasan Prishtina lëvizte si Brutit/Brunit në shumë botë, por të cilat përbënin një jetë – kurse historiografia deri më tash ka dështuar në kompleksitetin e biografisë së kësaj figure.
Brutit/Brunit në shekullin 16-të dhe Hasan Prishtina në të tretën e parë të shekullit 20 tregojnë paradigmatikisht se si një histori kombëtare – në këtë rast shqiptare – kushtëzon historinë ballkanike dhe evropiane-mesdhetare.

(Pjesë nga ligjërata «Ballkanologjia si detyrë shkencore», mbajtur më 29 qershor në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me rastin e pranimit si anëtar i jashtëm në akademinë kosovare të Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt. I lindur para 42 viteve në Basel të Zvicrës, Schmitt aktualisht është profesor titullar për historinë e Evropës Lindore në Universitetin e Vjenës).

Next Post

"Shqipëria risk i ulët nga kriza Greke, por mund të ndikojë tek eksportet"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

October 27, 2026
A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

October 27, 2026
Armëpushimi në Olesk në fuqi, Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet në fronte të tjera

Armëpushimi në Olesk në fuqi, Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet në fronte të tjera

October 27, 2026
SHBA-të kanë plane për sulme të mëdha ndaj Iranit

SHBA-të kanë plane për sulme të mëdha ndaj Iranit

October 27, 2026
“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

October 27, 2026
“Problem, klima dhe imazhi i krijuar nga dhuna”- Fatura e protestave, eksperti Ribaj: Bankat, pasiguri edhe për kreditimin! Situata…

“Problem, klima dhe imazhi i krijuar nga dhuna”- Fatura e protestave, eksperti Ribaj: Bankat, pasiguri edhe për kreditimin! Situata…

October 27, 2026
Rrjedhja e informacionit të klasifikuar, SHBA ngre akuza të reja ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey!

Rrjedhja e informacionit të klasifikuar, SHBA ngre akuza të reja ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey!

October 27, 2026
Revista franceze: Nga Berati në Ksamil, udhëtimi që zbulon Shqipërinë e vërtetë

Media britanike i bën jehonë Shqipërisë: Një ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë!

October 27, 2026
Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

October 27, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Dhuna në protestë nga ‘grupi i zjarrit’ të Berishës”- Avokati: SPAK ka fuqizuar krimin dhe kriminelët e Saliut, ai është përgjegjës për…!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In