• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët i çojnë kursimet në blerjen e shtëpive, nivelet më të larta rajonale

by Java News
12/03/2021 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjimi komunist në Shqipëri e shkatërroi pronën private thuajse tërësisht, duke zbehur në këtë mënyrë edhe instrumentin e trashëgimisë.

Por aktualisht shqiptarët janë ndër poseduesit më të mëdhenj të shtëpive në rang europian dhe rajonal, pasi pas viteve 1990 i kanalizuan kursimet në ndërtimin dhe blerjen e shtëpive të reja.

Në total 90.2% e familjeve janë pronare të shtëpisë ku jetojnë, ndërsa 5% jetojnë me qira, sipas INSTAT. Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat së fundmi, vendi me përqindjen më të lartë të familjeve që e zotërojnë pronën ku jetojnë është Rumania, me 96.8% të familjeve pronare, e ndjekur nga Kroacia me 90.5% dhe Shqipëria me 90.2%.

Por një anketë e Bankës Qendrore të Austrisë ka gjetur se, Shqiptarët kanë trashëgiminë më të ulët të shtëpive në Rajon, teksa kemi nivelet më të larta të blerjeve dhe ndërtimit të tyre.

Nga pronësia e përgjithshme e shtëpive, 43.5 e tyre janë bërë pronarë nëpërmjet blerjes dhe 28 për qind nëpërmjet ndërtimit, teksa vetëm 9% i kanë trashëguar. Në Rajon pronësia në masën më të madhe është krijuar nga trashëgimia dhe ndërtimi dhe më pak nga blerja.

Për shembull në Maqedoni nga pronarët e banesave 45% e tyre i kanë trashëguar, 26 për qind i kanë blerë dhe 16.4% i kanë ndërtuar vetë. Në Bosnjë rezulton se 30 për qind, e pronarëve i kanë trashëguar banesat, 48 % i kanë ndërtuar vetë dhe vetëm 20 për qind i kanë blerë.

Në Serbi trendet janë të ngjashme. Pronarët e banesave janë krijuar 36% nga trashëgimia, 31% nga ndërtimi dhe 26, 7 duke i blerë. Në vendet e tjera të Europës Juglindore të tilla si Hungaria, Cekia dhe Polonia pronësia e banesave ishte krijuar nga blerjet në një nivel më të lartë se rajoni.

Blerja e një shtëpie në Shqipëri në ditët e sotshme shpesh shihet si një instrument investimi i sigurt. Vendi nuk ka një treg aktiv kapitalesh dhe as instrumente financiarë të larmishëm për të investuar kursimet. Tani që interesat e depozitave në banka janë në nivele të ulëta historike, investimet në blerjen e banesave janë rritur dhe kjo pasqyrohet në zhvillimet aktive në sektorin e ndërtimit. Lejet e ndërtimit në pesë vitet e fundit janë rritur me shpejtësi, inventarët e ndërtuesve janë me ulje edhe pse çmimet po vijnë me rrite nga viti në vit dhe popullsia po zvogëlohet./Monitor

g.kosovari

Next Post
Vaksinat anti-COVID ruse dhe kineze/ Brataj: Janë efektive, duhet t’i përdorim dhe ne. Epidemiologu: Të mos humbasim më shumë kohë

Vaksinat anti-COVID ruse dhe kineze/ Brataj: Janë efektive, duhet t'i përdorim dhe ne. Epidemiologu: Të mos humbasim më shumë kohë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
Deputetja për protestën: Arkëmorti në bulevard është i turpshëm, vdekja politike vendoset vetëm me votë

Deputetja për protestën: Arkëmorti në bulevard është i turpshëm, vdekja politike vendoset vetëm me votë

July 5, 2026
Protesta, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In