Dy shqiptarë janë konfiktuar me thika, në Fiano Romano të Italisë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, po për të cilën mediat kanë dhënë detaje ditën e sotme.
Nga sherri mësohet se ka mbetur i plagosur një 45-vjeçar, i cili u godit me thikë nga bashkëkombasi i tij 38-vjeçar.
Pasi e ka qëlluar me thikë, autori është larguar, por u arrestua më vonë nga policia.
Ka qenë i plagosuri që ka njoftuar policinë dhe u ka dhënë detaje në lidhje me personin që e kishte sulmuar.
38-vjeçari shqiptar akuzohet për tentativë vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve.
Personi i plagosur ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. /b.d