• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqiptarët e RMV-së nuk çudisin sërish: Kasami, Gashi dhe Sela do bëjnë koalicion me Mickovskin dhe Apasiev-in?!

by Java News
06/11/2021 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ditën e djeshme, në Maqedoninë e Veriut bëri bujë një takim në mes të tri partive shqiptare dhe dy maqedone. Një takim ky që konsiderohet të jetë Antishqiptar, pasi pala e partive maqedone kanë në prograrim e tyre ç’njohjen e Kosovës, anulimin e gjuhës shqipe, ç’fuqizimin e marrëveshjes së Ohrit si dhe largimin nga Nato.

Ky takim erdhi pas dorëheqjes se kryeministrit, Zoran Zaev i cili vendosi që të largohet nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale. ”Besa” e Bilall Kasamit, ”Aleanca” e Ziadin Selës dhe ”Alternativa” e Afrim Gashit u takuan dje me ”VMRO DPMNE” nacionalistë të Hristijan Mickovskit dhe me partinë fashiste ”Levica” të Dimitar Apasiev, për të dhënë firmat e tyre kundër qeverise pro evropiane.

Të pesta këto parti, së bashku grumbullojnë gjithsej 61 deputet, ani pse mediat në Maqedoni kanë pohuar të ketë në mesin e tyre edhe deputetë shqiptarë që janë kundër këtyre partive dhe se nuk përkrahin vendimet e tyre antishqiptare.

Ky takim bëri bujë të madhe në rrjete sociale, pasi fotografia u shpërnda me të madhe, duke mos munguar komentet ”ANTISHQIPTAR” referuar këtij koalicioni që nga dje po akuzohet edhe për tradhëti ndaj kombit shqiptar.

Vlen të theksohet se këto zhvillime dëmtojnë edhe Shqipërinë pasi që Tirana dhe Shkupi bashkërisht po presin lajme te mira nga Këshilli i BE-së në dhjetor për nisjen e negociatave për anëtarësim te Shqipërisë dhe Maqedonisë V. në Bashkimin Evropian.

”Levica”, partia politike që fitoi dy mandate në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në programin e saj në fushën e politikës së jashtme, krahas përpjekjeve të qarta për anulimin e Marrëveshjes së Prespës dhe rishikimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, ofron zgjidhje specifike që mund të shkaktojnë një kthim në politikën e jashtme.

Ndërkaq, pjesë e programit të saj kushtuar diplomacisë janë: Një nga synimet e para të partisë në fushën e marrëdhënieve dypalëshe është revokimi i njohjeve të Kosovës, Izraelit dhe Koresë së Jugut. Ndryshe nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me këto vende, e majta beson se pavarësia e Palestinës, Katalonjës dhe Baskëve duhet të njihet menjëherë. Ato janë për krijimin e një partneriteti strategjik me PRC.

Përsa i përket multilateralizmit, kjo parti angazhohet për anëtarësimin e menjëhershëm në NATO dhe tërheqjen e pakushtëzuar të të gjitha forcave të sigurisë nga misionet e huaja ushtarake që nuk kanë mandat të OKB-së. Në të njëjtën kohë, angazhimi i saj është rivendosja e kontakteve zyrtare me Lëvizjen e të Paangazhuarve. Sa i përket BE-së, e majta mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në këtë komunitet, por insiston që procesi i negociatave të vlerësohet individualisht, gjegjësisht të mos hyjë në pako me shtetet tjera, pergatiti Tema.

Next Post
E mitura në Kamëz/ “Babai e kishte kafshuar në organet gjenitale”, flet nëna: Vajza nuk ka asgjë, pse ma arrestoni burrin?

FOTO/ U bënte shenja gjatë mësimit: Si drejtori i shkollës ngacmonte dy nxënëse të mitura!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
AfD padit kancelarin Merz për deklaratën e “spastrimit etnik” -

“Më mbështesni ose jap dorëheqjen”- Pas rezultateve të dobëta që tronditën CDU-në, kancelari Merz ultimatum drejtuesve të partisë!

September 15, 2026
Bllokada saudite/ ‘Çmendet’ çmimi i naftës, rritet me 3% dhe shkon drejt 110 dollarëve për fuçi

Bllokada saudite/ ‘Çmendet’ çmimi i naftës, rritet me 3% dhe shkon drejt 110 dollarëve për fuçi

September 15, 2026
“Puna e SPAK, efektive”- Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale

“Puna e SPAK, efektive”- Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com